Kosova
‘Liberalizoni vizat për Kosovën’, Rama: Qëndrimi i BE-së, i pakuptimtë
Nga Austria, i pranishëm në forumin European Alpbach, me temë “Zgjimi gjeopolitik i BE-së”, Rama e cilësoi qëndrimin e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës të pakuptimtë.
“Ç’është ky zgjim kur ke BE-në realitetin e vetëm gjeografik në harta. Për të hyrë në vendet e Ballkanit, duhet të hysh në BE. Ky realitet gjeografik nuk trajtohet në mënyrën e duhur. Më pak se 2 milionë njerëz mbahen peng në zemër të Europës. Kur vjen fjala për të mbështetur suksesin e dialogut, askush nuk mendon, jepuni njerëzve të drejtën të lëvizin, por le të ketë më shumë dialog konstruktiv”, tha Rama.
Në fjalën e tij Rama u shpreh skeptik lidhur me politikat e Bashkimit Europian, që sipas tij, nuk duket se po ndryshojnë.
“Nëse do ta shohim në një pamje të përgjithshme, do të ndjeheshim mirë. Por po të hynim në detaje, do të kuptojmë se ajo çfarë shohim në panoramë të përgjithshme është reagues, që është një mënyrë e mirë për të reaguar. Por nuk është një veprim proaktiv për të ndryshuar disa gjëra që ekzistojnë dhe thërrasin për drejtësi”, tha Rama.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” Profesori i ETH Zürich, Roland Siegwart, thotë se dronët e vegjël dhe të lirë po ndryshojnë... -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës














