Lajme
Gjermani, ndihmë financiare nga 300 euro për çdo qytetar
Gjermania po përgatit një pako të re ndihmash
Në shtator punëtorët në Gjermani do të marrin 300 euro si pjesë e masave të qeverisë të rënë dakord në fillim të këtij viti për të ndihmuar njerëzit të përballen me koston në rritje të energjisë, njofton albinfo.ch.
Pagesa do t’u nënshtrohet taksave dhe duhet të arrijë së bashku me paketat e pagave të punonjësve të shtatorit. Të vetëpunësuarit mund ta zbresin atë nga pagesat e paradhënies së tatimit nga shtatori ose kur të dorëzojnë deklaratën e tyre tatimore vitin e ardhshëm.
Qeveria gjermane ka përgatitur një pako të tretë ndihmash për lehtësimin e qytetarëve nga kriza aktuale. Pritet se pakoja do të miratohet nga mesi i shtatorit. “Jemi duke punuar për një konstrukt të ri lehtësimesh të mëdha”, tha kancelari Scholz të mërkurën (më 31.08.’22) pas takimit këshillues mes tre partive të koalicionit. Ministri i Financave, Christian Lindner, i Partisë Liberale, FDP, e quajti atë një “pako të fuqishme” dhe gjithëpërfshirëse.
Mirëpo, kancelari dhe ministrat Lindner dhe Habeck (ministër i Ekonomisë dhe Energjisë) nuk dhanë hollësi për masat që do të përmbajë pakoja e tretë. Ajo që dihet është se nga 1 shtatori nuk vlejnë më biletat mujore të transportit publik prej vetëm 9 euro, siç ishte në qershor, korrik dhe gusht. Ministri federal i Financave, Christian Lindner, tha se po shqyrtohet mundësia e financimit të një bilete të tillë me çmim të reduktuar, por kërkoi që një pjesë e biletës të financohej edhe nga landet.
Më 1 shtator skadon edhe subvencionimi i çmimit të karburantit. Por, qytetarët do të lehtësohen me një ndihmë financiare me nga 300 euro për çdo person që është në marrëdhënie pune, duke përfshirë edhe punët si studentë ose punët me orar minimal (minijob). Shuma nga 300 euro do t’i nënshtrohet tatimit mbi të ardhurat dhe kur të arrin në kuletat e qytetarëve do të jetë rreth 142 euro.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën











