Lajme
Kina po mbyllet sërish, shkaku i pandemisë
Disa qytete të mëdha kineze kanë shtrënguar masat e tyre kundër përhapjes së pandemisë Corona. Janë prekur edhe disa qendra të mëdha industriale.
Qendra e teknologjisë Shenzhen, qyteti port Dalian dhe metropoli ekonomik Guangzhou. Kjo është lista e qyteteve kryesore kineze të prekura nga kufizimet për shkak të pandemisë Corona, e kjo listë po bëhet gjithnjë e më e gjatë. Qendra për analiza Capital Economics numëroi 41 qytete kineze nën masa të mërkurën, të cilat përbëjnë 32 për qind të prodhimit ekonomik të Kinës.
“Për momentin dëmtimet që po shkaktojnë këto masa janë modeste, por rreziku i dëmeve po rritet”, paralajmëroi ekonomisti Julian Evans-Pritchard i Capital Economics. “Por edhe nëse dëmet shmangen, ne presim që rritja ekonomike të jetë më e ulët në të ardhmen”.
Guangzhou afër Hong-Kongut, i cili ka pothuajse 19 milionë banorë, raportoi vetëm pesë infeksione të mërkurën. Megjithatë autoritetet urdhëruan që restorantet të mbyllen deri të shtunën në zona të caktuara dhe të anulohen edhe ngjarjet brenda objekteve. Të mbyllura duhet të qëndrojnë edhe kopshtet si dhe shkollat fillore, të mesme dhe të larta, ndërsa semestrat e vjeshtës në universitete do të shtyhen. Lidhjet e autobusëve dhe metrosë gjithashtu janë reduktuar.
Qendra teknologjike Shenzhen ka urdhëruar tashmë mbylljen e objekteve argëtuese dhe kulturore në të paktën katër rrethe me një total prej rreth nëntë milionë banorësh. Restorantet gjithashtu nuk do të mund të hapen ose do të hapen vetëm në një masë të kufizuar për disa ditë. Prodhimi ekonomik i Shenzhenit dhe Guangzhou së bashku arriti në 5,89 trilionë juanë (rreth 850 miliardë euro) vitin e kaluar. Për krahasim: Kjo korrespondon me rreth gjysmën e prodhimit të brendshëm bruto të Koresë së Jugut.
Kina në fakt donte të arrinte një rritje ekonomike prej 5,5 për qind këtë vit, gjë që duket gjithnjë e më pak reale. Ekspertët presin vetëm katër për qind për shkak të kufizimeve të Covidit dhe problemeve në tregun e pasurive të paluajtshme./DW
E-Diaspora
-
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat? Kryeministri Albin Kurti, gjatë prezantimit të programit të tij qeverisës për mandatin e tretë në Kuvend,... -
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla Një studim i ri tregon se tetë nga dhjetë zviceranë mbështesin ndalimin e telefonave celularë në... -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në -
Zvicër: Ne ende i duam paratë, por nuk po i përdorim











