Lajme
Polonia i kërkon Gjermanisë 1,3 trilionë euro dëmshpërblim për dëmet e luftës
Qeveria e Polonisë tha se do t’i kërkonte Gjermanisë një dëmshpërblim prej 1,3 trilionë euro për shkak të humbjeve të Luftës së Dytë Botërore nën pushtimin nazist.
Shuma u njoftua në publikimin e një raporti mbi koston e viteve të pushtimit nazist gjerman. Rreth 30 historianë, ekonomistë dhe ekspertë të tjerë kanë punuar për dokumentin që nga viti 2017.
Qeveria e krahut të djathtë të vendit thotë se Polonia nuk është kompensuar nga Gjermania, ndërsa Berlini argumenton se kompensimi është paguar për kombet e Bllokut Lindor në vitet pas luftës.
Zëvendëskryeministri Jaroslaw Kaczynski, që udhëheq tani partinë Ligji dhe Drejtësia (PiS), ka thënë më 1 shtator se pret proces “të gjatë dhe të vështirë” me Gjermaninë.
“Ne jo vetëm që kemi përgatitur raport, po edhe kemi marrë vendim, vendim për veprim të mëtejmë”, ka thënë Kaczynski./Euronews
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













