Lajme
OKB miraton rezolutën ‘historike’ për drejtësi
OKB ka miratuar një rezolutë, e cila konsiderohet si historike, kundër sulmeve seksuale, e cila synon të sigurojë qasje në drejtësi për viktimat e një abuzimi të tillë.
Votim u mirëprit me ovacione dhe duartrokitje nga të pranishmit.
Në tekstin, i cili u miratua me konsensus, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së u kërkon vendeve të marrin masa efektive, brenda kuadrit të ligjit kombëtar dhe ndërkombëtar, për të ndihmuar viktimat dhe të mbijetuarat e dhunës seksuale që të kenë qasje në drejtësi.
Kjo është hera e parë që OKB-ja ka miratuar një rezolutë të pavarur që njeh përdhunimin në kohë paqeje, sipas Amanda Nguyen, themeluese e një OJQ .
“Ajo që po u kërkojmë njerëzve nuk është vetëm të kuptojnë se stigma e përdhunimit është diçka që duhet hequr, por edhe të shikohen në pasqyrë dhe të pyesin: çfarë keni bërë për këtë”, tha ajo.
Një ekspozitë në selinë e organizatës në Nju-Jork me titull “Çfarë kishe veshur?”, qëndroi për ditë të tëra e hapur për të theksuar se veshja e viktimës nuk duhet të ketë asnjë ndikim në hetimet për përdhunim. /kp
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji Raporti vëren se 97% e foshnjave në Zvicër ushqehen me gji menjëherë pas lindjes, ndërsa rreth... -
Gjeneva diskuton vendosjen e pagesës për hyrje në plazhet publike -
Vala e fundit e të nxehtit në Zvicër shkaktoi më pak viktima se ajo historike e vitit 2003 -
Fluks i madh udhëtarësh në Aeroportin e Cyrihut, priten deri në 110 mijë pasagjerë -
SwissPass refuzon periudhën shtesë për blerjen e biletës pas nisjes














