Shqipëria
Në Shqipëri nis nesër viti i ri shkollor
Rreth 29 mijë fëmijë ulen për herë të parë në bankat e shkollës këtë vit për të mësuar me abetaren e re mbarëkombëtare në Shqipëri.
Të hënën e 12 shtatorit rreth 435 mijë nxënës në arsimin parauniversitar në Shqipëri i rikthehen mësimit normalisht.
Rreth 29 mijë fëmijë ulen për herë të parë në bankat e shkollës këtë vit për të mësuar me abetaren e re mbarëkombëtare në Shqipëri.
Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Evis Kushi, i uroi përmes një videomesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, përcjell Albinfo.ch.
Pas dy vjetësh të vështira pandemie, ky vit do të nisë pa masat anti-Covid, por jo pa disa prej problemeve të vjetra që kanë shoqëruar arsimin në vend ndër vite.
Në Tiranë, ku pritet të nisin vitin e ri shkollor rreth 110 mijë nxënës, mësimi do të zhvillohet sërish me turne, të paktën në 22 shkolla.
Me hapjen e 12 shkollave të reja në kryeqytet ulet ngarkesa në klasa, por nuk eliminohet mësimi deri në orët e vona të pasdites. Por këtë vit do të këtë dhe risi. Në videomesazhin e shpërndarë nga ministrja e Arsimit tregohen disa prej tyre.
Mësuesit ndihmës, detyrat e shtëpisë dhe teknologjia e informacionit në klasë të parë, do të jenë disa nga të rejat.
Sistemit arsimor do t’i shtohen 253 punonjës psikosocialë dhe 70 oficerë sigurie. Përveç shkollave 9- vjeçare, këta të fundit do të jenë të pranishëm dhe në gjimnazet me numër të lartë nxënësish.
Tekstet shkollore, ashtu si dhe vitet e shkuara janë shpërndarë falas për nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën. Megjithëkëtë, shumë prindër i kanë refuzuar librat e vjetra dhe kanë vendosur t’i blejnë të rejat. Tekste të reja pa i paguar kanë marrë vetëm nxënësit e klasave të para dhe të pesta./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












