Lajme
Këta janë hakerët që sulmuan Shqipërinë
Mediat iraniane kanë publikuar fotot e katër personave që thuhet se janë përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë.
Referuar “Iran International”, personat e lartpasqyruar janë autorë të disa sulmeve kibernetike globale dhe janë të lidhur me agjenci të ndryshme të inteligjencës qeveritare në Teheran, përcjell albinfo.ch.
Rasti më i fundit i një sulmi kibernetik shkatërrues, që u atribuohet operativëve të inteligjencës iraniane, ishte një ndërhyrje e hakerëve në sistemet kompjuterike të qeverisë shqiptare, që filloi në vitin 2021 dhe përfundoi me një ndërprerje masive në korrik, sipas hetimeve të sigurisë të Microsoftit. Informacioni u vodh dhe shërbimet publike u ndërprenë nga hakerët iranianë, sepse Shqipëria strehon një grup opozitar, shkruan media iraniane.
Javën e kaluar, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe dëboi diplomatët e saj.
Sipas informacionit të marrë nga firma e sigurisë kibernetike Backdoor, kreu i luftës kibernetike të Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) është një person i identifikuar si Hamidreza Lashkarian (Lashgarian) 61-vjeçar, me banim në Teheran, pedagog universitar. Ai ka një histori të përfshirjes në operacione të ndryshme të inteligjencës së IRGC-së kundër lundrimit komercial dhe aktiviteteve të tjera klandestine.
Vitin e kaluar, një grup i quajtur Sayyad Project kishte shënjestruar aeroportin e kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranë. Një grup kibernetik anti-Iran, i quajtur Lab Dookhtegan ose Read My Lips, zbuloi identitetin e personit që drejtonte sulmin kibernetik si Mohammad-Bagher Shirinkar.
Pseudonimi i tij është Mojtaba Tehrani, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për lidhjen e tij me IRGC.
Vëllai i tij Mhammad-Hossein Shirinkar është gjithashtu një nga aktorët kryesorë në grupin Sayyad. Ai thuhet se është kreu i Inspektoratit të Inteligjencës së IRGC, sipas Lab Dookhtegan.
Një operator tjetër është Mehdi Hashemi Tughraljardi, i cili është kunati i vëllezërve Shirinkar. Ai është gjithashtu i sanksionuar nga SHBA-ja dhe drejtor i përgjithshëm i një kompanie digjitale në Teheran.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












