Lajme
Kriza energjetike: Kulla Eifel rrezikon fikjen e dritave
Mediat franceze shkruajnë se Kulla Eifel, dritat vezulluese të së cilës ndriçojnë qendrën e Parisit gjatë natës, do të fiken më herët për shkak të krizës energjetike, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se Bashkia e Parisit pritet të propozojë këtë javë që monumenti, i cili është ndër më të vizituarit në botë, të errësohet më shumë se një orë më herët se zakonisht, pasi Europa po përballet me kosto spirale të energjisë, të rënduara nga pushtimi rus i Ukrainës. Bashkia e qytetit pritet të propozojë që kulla të errësohet në orën 23:45 kur të largohen vizitorët e fundit, që do të thotë se ajo nuk do të vezullojë më në mesnatë.
Ndërkohë, Jean-François Martins, kreu i menaxhimit të kullës, tha: “Është një gjest shumë simbolik, pjesë e ndërgjegjësimit në rritje rreth maturisë së energjisë”. Ndriçimi gjatë natës i monumentit përbën 4% të konsumit vjetor të energjisë. Kulla, e cila u përfundua në vitin 1889, është rikthyer në numrin e vizitorëve para Covid-it në më shumë se 20,000 në ditë. Autoritetet e tjera të qytetit po reduktojnë gjithashtu ndriçimin gjatë natës në vende të rëndësishme. Monumentet në Marsejë, përfshirë Pallatin Pharo, do të fikin dritat më herët nga fundi i shtatorit për të kursyer energji.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













