Lajme
Shkon në 11 numri i viktimave nga vërshimet në Itali
11 të vdekur nga përmbytjet në Itali
Përkeqësohet bilanci i motit të keq që ka gjunjëzuar Italinë. Të paktën 11 persona humbën jetën e 4 të tjera janë shpallur të humbur në provincën e Ankonës, në rajonin e Marke-s. Mes të humburve janë edhe dy fëmijë, ndërsa 50 vetë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital, përcjell albinfo.ch.
Mbetet e izoluar komuna e Cantiano-s, në rajonin e Pesaro dhe Urbino, ku shirat e dendur i shndërruan rrugët në lumenj të vërtetë, ndërsa automjete e objekte të tjera u tërhoqën nga rryma. Dhjetëra persona që ishin strehuar në tarracat e banesave e nëpër pemë u shpëtuan nga zjarrfikësit. Në komunën e Barbara-s janë shpallur të humbur një fëmijë 8 vjeç dhe një grua me vajzën e saj.
Autoritet flasin për një “bombë të vërtetë uji”, me 400 milimetra shi kishin rënë brenda 2-3 orëve. Kjo është gjysma e sasisë së reshjeve që regjistrohet zakonisht brenda një viti.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












