Lajme
Italia, vendi evropian më i prekur nga sulmet kibernetike
Italia mban vendin e parë në Evropë që është goditur më shumë nga sulmet kibernetike. Një rekord ky negativ që konfirmohet nga një raport i ri nga Trend Micro Research për gjysmën e parë të këtij viti, përcjell albinfo.ch.
Në raport me vendet e tjera që sulmohen nga hakerët në botë, ajo renditet e shtata. Në vendet e para renditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japonia, Turqia, India, Tajvani dhe Meksika.
Ndër sektorët më të prekur janë administrata publike, prodhimi dhe sistemi shëndetësor.
Kriminelët synojnë përfitimin maksimal me përpjekje minimale. Kjo është arsyeja pse është më e lehtë për ta të godasin kompanitë publike dhe private të mbrojtura keq, sesa e kundërta. Viktimat më të prekura nga sulmet kibernetike janë individë, kompani dhe madje edhe spitale që trajtojnë pacientë me Covid-19.
Trend Micro, e cila është një kompani japoneze shumëkombëshe e sigurisë kibernetike, ka mundur të bllokojë një total prej mbi 63 miliardë sulmesh kibernetike në gjysmën e parë të këtij viti në rang global. Krahasuar me një vit më parë, sulmet kibernetike ishin më pak saktësisht rreth 41 miliardë sulme kibernetike.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













