Lajme
Rikthehet energjia në centralin më të madh bërthamor të Europës
Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së (IAEA) thotë se termocentrali i madh bërthamor i Ukrainës Zaporizhia ka filluar të marrë energji nga rrjeti kombëtar sërish.
Bombardimet në zonë dëmtuan linjat e energjisë elektrike të lidhura me termocentralin.
Të gjashtë reaktorët e tij janë në një gjendje mbylljeje të ftohtë, por termocentrali ka nevojë për energji të jashtme për të ftohur reaktorët e tij dhe për t’u mbrojtur nga rreziku i një shkrirjeje, shkruan BBC.
IAEA thotë se situata e uzinës, e cila mbahet nga forcat ruse, është përmirësuar, por mbetet e pasigurt.
Rusia dhe Ukraina fajësuan njëra-tjetrën për bombardimin e objektit në Ukrainën juglindore.
Pas inspektimit të parë të IAEA, agjencia njoftoi se do të mbante një prani të përhershme për të monitoruar situatën.
Anëtarët e ekipit në vend të shtunën mësuan se një nga katër linjat kryesore të jashtme të energjisë të dëmtuara nga bombardimet ishte riparuar, duke lejuar marrjen e energjisë elektrike direkt nga rrjeti kombëtar, shkroi IAEA të shtunën në Twitter.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave Kantoni më i shtrenjtë në Zvicër po kërkon më shumë transparencë në tregun e banesave... -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht?











