Ukraina
Vuçiç paralajmëron Luftë III Botërore: Konflikti në Ukrainë do të bëhet global
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se shumë shpejt bota do të përfshihet nga një konflikt ushtarak, që sipas tij, nuk është parë që prej Luftës së Dytë Botërore.
Në një intervistë për Radio Televizionin Serb nga Nju-Jorku, ku po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Vuçiç ka theksuar se lufta në Ukrainë ka shumë gjasa të kthehet nga një konflikt lokal në një global.
“Mendoj se do të kalojmë nga një operacion ushtarak special në një luftë të madhe dhe çështja që shtrohet është ku është vija e kuqe. Ne do të hyjmë në një konflikt global të gjerë, siç nuk e kemi parë që prej Luftës së Dytë Botërore në një ose dy muajt e ardhshëm”, ka deklaruar Vuçiç.
Kreu i shtetit serb ka nënvizuar se pozicioni i Serbisë është edhe më i rëndë, pasi roli i OKB-së në botë është dobësuar nga fuqitë e mëdha, të cilat sipas tij, duan gjithçka për vete dhe ‘de fakto’ kanë shkatërruar rendin e Kombeve të Bashkuara në dekadat e fundit.
“Për ne që jemi të vegjël dhe që duam të garantojmë siguri për qytetarët tanë, ky nuk është një lajm i mirë dhe unë pres që gjërat të komplikohen edhe më tej mes Perëndimit dhe Federatës Ruse dhe gjithashtu mes Perëndimit dhe Kinës”, ka thënë Vuçiç.
Sa i takon Kosovës, ai ka shtuar se së shpejti do të ketë të tjera vende që do të tërheqin njohjen e pavarësisë së saj, edhe pse nuk ka saktësuar se cilat janë ato./Euronews
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët “Mbështetja që po marrim nga mërgata jonë është dëshmi se LDK-ja vazhdon të mbetet alternativa e... -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht? -
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët













