Lajme
Kompanitë e IT-së nga Kosova po prezantohen me sukses në panairin “DMEXCO 2022” në Gjermani
Tetë kompani të IT-së nga Kosova në panairin “DMEXCO 2022” në Gjermani
Kompanitë nga Kosova që merren me teknologji informative: UBT SH.P.K, SKINS AGENCY, GROWZILLAS, LINK PLUS IT, TACTICA, DIGITAL STATION, HALLAKATE SH.P.K dhe DUNE SOLUTIONS L.L.C, nga data 21 shtator janë duke promovuar produktet e tyre me sukses në panairin “DMEXCO 2022”, i cili po mbahet në Këln të Gjermanisë, njofton albinfo.ch.

Hapësirën ekspozuese në këtë panair për kompanitë nga vendi ynë e ka siguruar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).
Shtandi i Kosovës që gjendet në Hall 07.1 me numër B-041, po frekuentohet nga vizitorë dhe pjesëmarrës të shumtë, të cilët po shprehin interesim për atë se çka ofrojnë kompanitë tona në fushën e IT-së.

DMEXCO është panairi me i madhi në Evropë që organizohet për sektorin e IT-së, në të cilin marrin pjesë kompanitë me të mëdha botërore si: Google, Yahoo, DHL etj.

Ky panair është një mundësi e mirë që kompanitë tona të krijojnë kontakte me kompani të mëdha në këtë sektor.
Panairi “DMEXCO” është i hapur deri më 22 shtator 2022.

Agjencia për Investimeve dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) është në mbështetje të vazhdueshme të kompanive vendëse për të promovuar produktet e tyre në panairet e ndryshme ndërkombëtare, me synimin që ato të jenë në trend me kompanitë ndërkombëtare si dhe t’i rrisin kapacitetet prodhuese dhe të gjejnë blerës edhe në shtetet e jashtme.
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore













