Lajme
Çfarë qëndrimi ka Britania për azilkërkuesit shqiptarë
Marrëveshja e Qeverisë britanike me Shqipërinë për “kthim të menjëhershëm” për të deportuar emigrantët që hyjnë nëpërmjet kanalit brenda disa ditësh duket se ka hyrë në dyshim, pasi ka dalë në dritë se ata që mund të kërkojnë azil do të përjashtohen prej kthimit të menjërshëm, shkruan The Times, përcjell albinfo.ch.
https://twitter.com/kelvmackenzie/status/1574666044261777408?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1574666044261777408%7Ctwgr%5E010f4a7060478d8f4c76e168564ae5fb6c8b4c78%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fdiasporashqiptare.al%2F2022%2F09%2F27%2Fbritania-ndryshoi-qendrim-per-azilkeruesit-shqiptare%2F
Avokatët e qeverisë kanë pranuar humbjen në një sfidë ligjore kundër marrëveshjes, duke pranuar në një letër paraprake se shqiptarët që kanë aplikuar azil në momentin e mbërritjes janë të përjashtuar nga dëbimi.
9 në 10 shqiptarë që mbërrijnë me barka të vogla janë duke kërkuar azil. Kjo do të thotë se marrëveshja e firmosur me qeverinë shqiptare muajin e kaluar për kthim të shpejtë të tyre do të aplikohet vetëm për pak persona që kalojnë kanalin me barka të vogla.
Njerëzit që nuk përfitojnë janë minoritet, ata që nuk e dinë këtë procedurë dhe nuk e kërkojnë azilin në hyrje, shkruan The Times.
Një vendim i tillë duket se ka shkaktuar zemërim në Britani. Kelvin MacKenzie, një prej editorëve më të suksesshëm të The Sun në një Twitter shkruan një fakt i tillë është i papranueshëm.
“Nga Times mësova se marrëveshja e shumëparlajmëruar për kthim të shpejtë me Shqipërinë për të deportuar emigrantët e kanalit ka dështuar, pasi avokatët e qeverisë kanë pranuar se ata mund të qëndrojnë duke kërkuar azil. Jam shumë e mërzitur. A ka ndonjë qeveri (çdo qeveri) që mund ti dëbojë këta njerëz”, shkruan ai në rrjetet sociale.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin














