Kosova
OEK pret një delegacion të parlamentarëve zviceranë
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka pritur sot në selinë e OEK-ut një delegacion të parlamentarëve zviceranë, anëtarë të Komisionit parlamentar të “European Free Trade Association”, e të cilët po vizitojnë Kosovën në kuadër të negociatave për një marrëveshje për tregti të lirë mes Kosovës dhe EFTA-s.
Ai u shpreh se nga bashkëpunimi mes Kosovës dhe EFTA-s do të përfitonin të dyja palët si dhe foli për fushat kryesore në të cilat po zhvillohen bizneset kosovare.
“Bizneset kosovare janë duke depërtuar në tregun europian dhe më gjerë”, u shpreh Kryetari Rafuna dhe ftoi që Kosova të përkrahet në nënshkrimin e marrëveshjes për tregti të lirë me EFTA-n.
“Zvicra është ndër përkrahësit e mëdhenj të Kosovës. Përkrahja për një marrëveshje me EFTA-n do të kontribuonte që bizneset kosovare të rriten dhe të kontribuojnë edhe më shumë në stabilitetin e Kosovës”, u shpreh tutje Rafuna.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Shuhet ëndrra zvicerane, Argjentina siguron gjysmëfinalen drejt mbrojtjes së titullit botëror Kombëtarja e Zvicrës i ka dhënë fund rrugëtimit të saj në Kupën e Botës 2026, pasi... -
Zvicra barazon me Argjentinën, Ndoye mban gjallë ëndrrën helvete -
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri












