Lajme
Masakër në Kanada: I dyshuari vret vëllain dhe 11 persona të tjerë
Si ndodhi e gjithë ngjarja
I dyshuari Myles Sanderson vrau 11 persona në një goditje masive vdekjeprurëse me thikë. Në mesin e viktimave ishte edhe vëllai i tij.
32-vjeçari Sanderson vdiq pasi u arrestua në një autostradë më 7 shtator. Vëllai i tij, 31 vjeçari Damien, u gjet i vdekur disa ditë më parë.
Dhjetë njerëz të tjerë u vranë në sulm, duke përfshirë nëntë pjesëtarë të komunitetit indigjen James Smith Cree Nation.
Ngjarja alarmoi Kanadanë – ku vrasjet masive janë të rralla – dhe u ngritën shumë pyetje në lidhje me motivin.
Në një konferencë shtypi të enjten, Policia Mbretërore Kanadeze e Saskatchewan (RMPC), tha se “ne kurrë nuk do ta dimë vërtet pse ndodhi incidenti”.
Rhonda Blackmore, komandante e RCMP-së në Saskatchewan, tha se të dy vëllezërit po shpërndanin në mënyrë aktive drogë në komunitet në 3 shtator, dhe ishin përfshirë në tri grindje të dhunshme në të njëjtën ditë. “Asnjë nga këto nuk u raportua tek autoritetet”, tha ajo.
Sipas Blackmore, të dy vëllezërit ishin të përfshirë në “planifikimin fillestar dhe përgatitjet” për vrasjet. Megjithatë, për arsye që mbeten të paqarta, Damien u vra nga Myles Sanderson.
Policia nuk sqaroi nëse vdekja e Damien ndodhi para ose pas vrasjeve të tjera, apo nëse ai ishte përgjegjës për ndonjë nga lëndimet e marra nga të mbijetuarit e sulmit.
Më 3 shtator, policia iu përgjigj një telefonate në lidhje me një automjet që besohej se ishte vjedhur nga Damien Sanderson në James Smith Cree Nation. Oficerët vizituan një rezidencë të sugjeruar nga pronari i automjetit, ku gjetën çelësat e makinës dhe tre burra – njëri prej të cilëve ishte Damien Sanderson.
“Ne konfirmuam më vonë se Damien u dha një emër të rremë oficerëve”, tha Blackmore.
Shkaku i vdekjes së Myles Sanderson mbetet i paqartë.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin











