Lajme
Kamerat e sigurisë xhiruan momentin e shpërthimit të fuqishëm në urën që lidh Krimenë me Rusinë (VIDEO)
Ura kryesore që lidh Rusinë me Krimenë është goditur nga një shpërthim masiv në orën 6 të mëngjesit të së shtunës, duke bërë që të përfshihet nga zjarri dhe një pjesë të shkatërrohet plotësisht.Pamjet nga atje tregojnë se të paktën dy vagonë të një treni që po qarkullonte kanë marrë flakë. Dëshmitarët kanë thënë se shpërthimi ka mundur të dëgjohet me kilometra larg dhe ka ndodhur derisa një tren po kalonte urën, përcjell albinfo.ch.
Ura është shumë me rëndësi strategjike për Rusinë dhe një rrugë e rëndësishme logjistike furnizimi për forcat ruse në Krime dhe në Ukrainën jugore të pushtuar nga Rusia.
Kryetari i parlamentit rajonal të Krimesë, që mbështetet nga Kremlini, akuzoi menjëherë Ukrainën, megjithëse Kremlini nuk ia la fajin. Zyrtarët ukrainas kanë kërcënuar vazhdimisht se do të godasin urën dhe disa e lavdëruan sulmin, por Kievi nuk mori përgjegjësinë, shkruan The Guardian.
https://twitter.com/RedDog589/status/1578646670106976256?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1578646670106976256%7Ctwgr%5E6788e8311fd1b76cc194eac4bbd40bbe3abd4b77%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fgazetablic.com%2Fkamerat-e-siiiiiigurise-xhiruan-momentin-e-shperthimit-te-fuqishem-te-ures-qe-lidh-krimene-me-rusine-video%2F
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf organizon mbrëmje letrare me autoren Jehona Kicaj U prezantua romani debutues “ë”, i cili është përfshirë në listën e ngushtë të “Deutscher Buchpreis... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova -
Mehas Alija: “I marrim seriozisht këto shqetësime, janë pjesë e debatit demokratik” -
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone -
Teatri “Mërgimtari” nga Kroacia sjell në Shqipëri shfaqjen “Kukulla”
Jeta në Zvicër
-
Përse Zvicra është vendi më i mirë në botë për emigrantët Me 86 nga 100 pikë të mundshme, Zvicra kombinon një mjedis të qëndrueshëm ekonomik, arsim të... -
Rritet pesimizmi financiar në Zvicër -
Çmimet e naftës: Këshilli Federal refuzon ndërhyrjen -
Kompanitë në Indeksin e Tregut Zviceran lëshojnë 663 milionë ton CO2 -
Crans-Montana: Një i dyshuar bashkëpunon me drejtësinë













