Lajme
Prodhimi i iPhone 14 kushton 20 për qind më shumë se i iPhone 13
Nikkei Asia njoftoi se çmimet e komponentëve për iPhone-ët më të ri ishte ngritur për 20 për qind duke arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave. Prodhimi i iPhone 14 Pro Max kushton 514 euro, ngritje e madhe kjo në krahasim me iPhone 13, prodhimi i të cilit kushtonte 473 euro, dhe arsyeja kryesore është çipi A16 Bionic, i cili kushton 112 euro.
Nikkei shkori se që nga prezantimi i parë i modelit Pro Max në vitin 2018, çmimet për këto modele kanë qenë në mes të 410 euro dhe 462 euro. Ueb-sajti i lajmeve e bëri supozimin logjik se nëse Apple po merr goditje në koston e prodhimit pa i ndryshuar çmimet në SHBA, kompania duket se do të merr goditje në fitime.
Çipi A16 Bionic kushton 2.4 herë më shtrenjtë se çipi i kaluar A15, i cili gjithashtu është në dispozicion në 2 modelet e thjeshta, iPhone 14 dhe iPhone 14 Plus, raporton GSM Arena, transmeton Albinfo.
Një arsye tjetër janë sensorët e ri të Sony, CMOS, të cilat janë mbi 30 për qind më të mëdha në përmasa por edhe 50 për qind më të shtrenjtë, duke arritur kosto prej 15.40 euro. Apple ekranet e saj po i merr nga Samsung Display, një marrëveshje që ka disa vite që vazhdon.
Komponentët për pajisjet e iPhone 14 nga kompanitë me bazë në SHBA përbëjnë pothuajse një të tretën e kostove dhe kushtojnë mbi 10 për qind më shumë në krahasim me vitin 2021.
Koreja Jugore është ofruesi i dytë më i madh i komponentëve për telefona, dhe ndryshimi ka ndodhur kryesisht për shkak se Apple po prodhon vetë produktet e tyre, si për shembull edhe çipsetin.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët “Mbështetja që po marrim nga mërgata jonë është dëshmi se LDK-ja vazhdon të mbetet alternativa e... -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht? -
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët












