Ukraina
Franca do të trajnojë rreth 2.000 ushtarë ukrainas
Franca ka njoftuar se do të furnizojë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore dhe do të zgjerojë një program trajnimi për ushtarët ukrainas.
Deri në 2.000 ushtarë ukrainas do të përfshihen në njësitë ushtarake në Francë për disa javë trajnime luftarake, trajnime më të specializuara në logjistikë dhe nevoja të tjera, dhe trajnime mbi pajisjet që Franca do t’ia japë Ukrainës, tha ministri i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu, në një intervistë për Le Parisien.
“Ne po vërejmë faktin se lufta, mjerisht, do të zgjasë”, citon gazeta të ketë thënë ministri francez.
“Një brez i ri ushtarësh duhet gjithashtu të stërvitet”.
Franca kishte trajnuar edhe më parë trupat e artilerisë ukrainase për të përdorur obusët vetëlëvizës të Cezarit, që ajo ia kishte dhënë Ukrainës.
Ministri tha se bateritë e sistemeve të mbrojtjes ajrore, Crotale, që Franca po përgatit t’i dërgojë në Ukrainë “do të jenë veçanërisht të dobishme në luftën kundër dronëve dhe bombardimeve ajrore”.
Ai nuk specifikoi se sa prej tyre do të shkojnë në Ukrainë, por tha se “do të jetë e rëndësishme t’u mundësohet atyre të mbrojnë qiellin e tyre”./REL
E-Diaspora
-
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës Albinfo.ch e ka shpallur Personalitet të Vitit 2025 në fushën e politikës. Në këtë intervistë, Musa... -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën
Jeta në Zvicër
-
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 Projektbuxheti për vitin 2026 tani parashikon të ardhura totale prej afërsisht 90.4 miliardë frangash zvicerane... -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Vendimi i Gjykatës Federale: Të zhvendosesh jashtë shtetit me një fëmijë nuk është rrëmbim -
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar











