Lajme
NATO fillon stërvitjen e mbrojtjes me armë bërthamore
NATO ka filluar stërvitjen e saj të përvitshme me armë bërthamore për parandalimin bërthamor në Evropën Perëndimore.
Sipas Aleancës, në stërvitjen “Steadfast Noon” gjatë dy javëve të ardhshme do tw marrin pjesë deri në 60 avionë. Manovrat zhvillohen veçanërisht në hapësirën ajrore mbi Belgjikë, Britaninë e Madhe dhe Detin e Veriut. Forcat e armatosura gjermane gjithashtu marrin pjesë.
Sipas NATO-s, stërvitja nuk është një reagim ndaj agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Kemi të bëjmë me një ushtrim të rregullt stërvitor.
Është një “stërvitje rutinë dhe e përsëritur që nuk ka asnjë lidhje me ngjarjet aktuale botërore”, u bë e ditur nga selia e NATO-s në Bruksel. Zëdhënësja e NATO-s Oana Lungescu u mjaftua me një deklaratë të përgjithshme: “Kjo stërvitje kontribuon për të siguruar që parandalimi bërthamor i Aleancës të mbetet i sigurt dhe efektiv”.
“Steadfast Noon” është një stërvitje që përfshin shtetet që nuk kanë vetë armë bërthamore, si Gjermania, në veprimet parandaluese të NATO-s. Sipas raporteve të pakonfirmuara, armët bërthamore amerikane ruhen në Italinë veriore, Belgjikë, Turqi, Holandë dhe Büchel, landi federal gjerman i Rheinland.
Pjesëmarrja bërthamore parashikon që në rast emergjence, armët bërthamore të hidhen edhe nga avionët e shteteve partnere për të neutralizuar, për shembull, forcat e armatosura kundërshtare. Për këtë qëllim Gjermania ka aeroplanë luftarakë Tornado PA-200.
Sipas ekspertëve ushtarakë, forcat ajrore pjesëmarrëse trajnohen, ndër të tjera, për të transportuar në mënyrë të sigurtë armët bërthamore të SHBA nga strehimet nëntokësore në avionë dhe për t’i montuar ato nën avionë luftarakë. Megjithatë, gjatë fluturimeve stërvitore, aeroplanët fluturojnë pa bomba./DW
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
SwissPass refuzon periudhën shtesë për blerjen e biletës pas nisjes Pasagjerët në Zvicër duhet ta kenë biletën të vlefshme para se treni, autobusi apo tramvaji të... -
Shuhet ëndrra zvicerane, Argjentina siguron gjysmëfinalen drejt mbrojtjes së titullit botëror -
Zvicra barazon me Argjentinën, Ndoye mban gjallë ëndrrën helvete -
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë












