Kosova
Ambasadori i Zvicrës takohet me deputetët e Kuvendit të Kosovës
Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, sot ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Kosovës, me të cilët kanë diskutuar mbi çështjen e liberalizimit të vizave dhe aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Këtë e ka bërë të ditur deputetja Doarsa Kica Xhelili, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Sot takuam Ambasadorin e Konfederatës së Zvicrës në Kosovë, Z. Thomas Kolly.
Paevitueshëm u diskutua për çështjen e liberalizimit të vizave dhe aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Lobimi që Kosova duhet ta bëjë për këto dy procese duhet të jetë jo vetëm intensiv, por njëkohësisht tejet i vëmendshëm karshi zhvillimeve gjeopolitike dhe pozicionimit të Kosovës në agjendën evropiane (dhe prioritetet).”
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Shuhet ëndrra zvicerane, Argjentina siguron gjysmëfinalen drejt mbrojtjes së titullit botëror Kombëtarja e Zvicrës i ka dhënë fund rrugëtimit të saj në Kupën e Botës 2026, pasi... -
Zvicra barazon me Argjentinën, Ndoye mban gjallë ëndrrën helvete -
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri













