Lajme
Spanja nuk ua jep vizat boksierëve kosovarë
Kosova po vazhdon të ketë pengesa me pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare nga vendet të cilat nuk e njohin atë si shtet.
Pengesa e fundit ka ardhur nga Spanja, ku Ambasada spanjolle në Shkup ka refuzuar vizat e boksierëve kosovarë, të cilët do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror të boksit në Alicane, La Nucia të Spanjës.
Ekipi i Kosovës, në përbërje prej dy boksierëve, Taulant Jakupi dhe Donat Syla, trajnerit Besim Brashimi dhe gjyqtarit ndërkombëtar, Latif Demollit, pavarësisht se është paraqitur në kohë për pjesëmarrje në këtë Botëror, ka marrë përgjigje negative për viza nga Ambasada spanjolle.
Federata e Boksit të Kosovës (FboxK) ka bërë të ditur se ka kërkuar sqarime nga Federata Botërore e Boksit (IBA) për mospajisje me viza, ndërsa beson se politika nuk duhet t’i ndalojë sportistët tanë të marrin pjesë në këtë Botëror.
“Kjo nuk është hera e parë që ne si pjesë e Federates Botërore IBA nuk lejohemi të marrim pjesë në ngjarje botërore si më parë që ka ndodhur në Indi, Serbi, e tash në Spanjë dhe ndjehemi të diskriminuar”, shkruante në komunikatën e FboxK.
“Ne kemi kërkuar nga IBA që të angazhohet dhe të bëjë përpjekje që boksierët tanë të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe të kenë të drejtë të marrin pjesë në të gjitha ngjarje e mëdha si të gjithë boksierët e federatave të tjera që janë nën ombrellën e IBA-së”, shkruante më tej në komunikatën e Fboxk.
Në komunikatën e saj, Federata e Boksit të Kosovës ka publikuar edhe email-at me Ambasadën e Spanjës në Shkup, ku kjo e fundit e ka konfirmuar se si pasojë e situatës politike, nuk mund të lëshojnë vizat pa u konsultuar me Ambasadën e Spanjës në Madrid, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” Togerja e FSK-së vlerësohet si studente ndërkombëtare e dalluar në Adjutant General School të Ushtrisë Amerikane... -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër shpërndan mesazhin për Samitin e Diasporës: Ftesë për bashkim dhe angazhim global -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos aeroplanë më të mëdhenj për të tejkaluar grevën në Lufthansa Linja ajrore zvicerane ka reaguar ndaj grevës së njoftuar të premten në Lufthansa. Ajo planifikon të... -
Rënie e temperaturëve në Zvicër: Pas 23 gradëve vjen vala e të ftohtit -
Zvicra nuk po bën mjaftueshëm me masat për të luftuar ngrohjen globale -
Studiuesit zviceranë kanë frikë nga ndikimi i ndryshimeve klimatike në Liqenin e Konstancës -
Zjarri në Crans-Montana: 38 të lënduar ende duke u trajtuar













