Shqipëria
Rama: Ballkani i hapur na dha shumë mundësi të reja
Sot, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili po qëndron në Shkup, bashkë me kabinetin e tij qeveritar, gjatë fjalimit paralajmëroi samitin e radhës të BE-së, me vendet e Ballkanit Perëndimor që do të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë, përcjell albinfo.ch.
“Ne takohemi në këtë mbledhje të dy qeverive, në aspektin e interesave tona për t’u bërë pjesë e familjes së madhe të BE-së. Sot të dyja vendet tona kanë hapur procesin e negociatave dhe kanë hedhur një hap shumë të madh përpara. Më 6 dhjetor në Tiranë do të mbahet samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor dhe ne do të jemi aty me të gjitha problemet dhe sfidat tona, të cilat janë të ngjashme me ato të vendeve të BE-së”, deklaroi Edi Rama, i cili gjatë fjalimit të tij, foli edhe për Ballkanin e Hapur.
“Besoj që Ballkani i Hapur na ka dhënë shumë mundësi të reja për të parë përtej të djeshmes dhe për të kuptuar se si mund ta kapërcejmë të sotshme dhe për të projektuar të ardhmen, që të përfitojnë nga një hapësirë shumë të madhe se sa hapësira jonë e përvetshme gjeografike”, tha Rama.
Rama: Interes strategjik kombëtar që të kemi bashkëpunim sa më të madh mes dy vendeve
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mbledhjen ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut tha se bashkëpunimi mes dy vendeve eshtë i domosdoshëm.
Rama pohoi se dy vendet janë enë komunikuese që nuk mund të bëjnë pa njëra-tjetrën.
“Është interesi i madh strategjik kombëtar, reciprokisht, i të dy shteteve tona që të kemi marrëdhënie sa më të forta, sa më vëllazërore, sa më të palëkundura nga asnjë lloj stuhie apo asnjë lloj stine të vështirë, sepse jemi dy enë komunikuese që nuk mund të bëjmë pa njëra-tjetrën”, tha mes tjerash Rama.
Kovaçevski i uron mirëseardhje Qeverisë së Shqipërisë: Bashkëpunimi na siguron sukses
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i ka uruar mirëseardhje Qeverisë së Shqipërisë në krye me Edi Ramën.
Kovaçevski tha se bashkëpunimi mes dy vendeve siguron sukses.
“Siç kam konstatuar edhe një herë, afrimi është fillim, mbetja të bashkuar është përparim, ndërsa bashkëpunimi është sukses. Nëse nisemi nga kjo, ne jemi në rrugë të mirë për të pasur sukses, sepse jemi bashkë në rrugën e vërtetë, në rrugën evropiane.
I nderuar kryeminister Rama, të nderuar ministra të qeverisë së Shqipërisë,
Edhe një herë, mirë se rdhët në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut”, tha mes tjerash Kovaçevski.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët Mes thirrjeve për të futur kufizime të alkoolit në pistat e skive zvicerane, mbështetësit po shqyrtojnë... -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025












