Shqipëria
17 të arrestuar në Itali për drogë, në mesin e tyre edhe shqiptarë
Policia italiane ka shkatërruar një grup kriminal që merrej me shpërndarjen e lëndës narkotike, ku për pasojë 17 persona kanë rënë në pranga, mes tyre dhe shqiptarë.
Mediat raportojnë se hetimet të nisura në vitin 2021 bënë të mundur goditjen e një bande kriminale me strukturë të veçantë e dedikuar trafikut të sasive të mëdha të heroinës, por edhe kokainës dhe hashashit, transmeton euronews Albania, përcjell Albinfo.ch.
Grupi shqiptar, sipas mediave italiane, kishte një organizim me ndarje rolesh, i cili ishte i ngarkuar me mbajtjen e kontakteve me furnitorët dhe klientët, si dhe marrjen e sasive të mëdha të heroinës direkt nga Shqipëria dhe Turqia.
Në përfundim të operacionit janë sekuestruar 25 kilogramë heroinë, 33 hashash, 134 gramë kokainë dhe gati 200 mijë euro kesh si të ardhura të veprimtarisë së paligjshme.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin











