Lajme
Fortesa Bytyqi, specialistja e parë kosovare e neurokirurgjisë, punon në një qendër spitalore në Gjermani
Fortesa Bytyqi thotë: “Synimi im është që një ditë të mund të kthehem në Kosovë dhe me të njëjtin pasion të mund t’i trajtoj pacientët kosovarë”
Fortesa Bytyqi është specialistja e parë e neurokirurgjisë nga Kosova. Ajo tashmë punon në një qendër të madhe spitalore në Gjermani, përcjell albinfo.ch.

Studimet për mjekësi i ka përfunduar në vitin 2014 në Universitetin e Prishtinës, për të vazhduar më pas me mësimet për gjuhën gjermane.
“Menjëherë pas studimeve kam filluar të mësoj gjuhën gjermane dhe kam aplikuar në spitale në Gjermani për të filluar specializimin”, tha ajo.
Tutje rrëfen se pak muaj pas përfundimit të studimeve bazë, ajo ka arritur të sigurojë një vend pune si specializante dhe brenda një kohe të shkurtër ka përfunduar edhe provimin për licencën e punës në Gjermani.
“Në vitin 2015, në intervistën e parë, kam arritur të siguroj një vend pune si specializante. Mbas dy muajsh kam përfunduar edhe provimin për licencën e punës në Gjermani. Krejt kohën e specializimit e kam mbaruar në qytetin e Saarbrucken në Gjermani, në një qendër të madhe shtetërore spitalore”, shtoi Bytyqi.
E gjithë puna e saj u shpërblye me përfundimin e provimit specialisitik në shtator të këtij viti, e që pasoi me punësimin e saj si specialiste e Neurokirurgjisë në po të njëjtin spital.
Sipas saj, pasioni për këtë katedër të Mjekësisë i lindi që në kohën e studimeve, për shkak se nuk kishte gra të tjera specialiste në këtë fushë.
“Pasioni im për neurokirurgjinë vjen që nga koha e studimeve. Në atë kohë, por edhe tani nuk ka ende një femër specialiste në fushën e neurokirurgjisë. Në vitet e fundit, sidomos këtu në Gjermani, kam dëgjuar dhe takuar personalisht shumë e më shumë vajza nga Kosova me të njëjtin pasion për neurokirurgjinë”, rrëfen Fortesa.
E synimi i saj mbetet që profesionin të kthehet dhe ta ushtrojë në vendlindje.
“Synimi im është që një ditë të mund të kthehem në Kosovë dhe me të njëjtin pasion të mund t’i trajtoj pacientët kosovarë”, shtoi tutje ajo.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Escholzmatt, Lucern: Një grua gjendet e vdekur, i dyshuari është plagosur rëndë Burri i plagosur rëndë, një 35 vjeçar nga Afganistani është aktualisht i dyshuari për vrasjen e... -
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore












