Lajme
Suedi: Shpërthimet në gazsjellësin Nord Stream 1 dhe 2, akte sabotazhi
Zyrtarët suedezë kanë konfirmuar të premten se shpërthimet që kanë shkatërruar disa pjesë të gazsjellësve që bartin gazin nga Rusia në Gjermani, kanë qenë akte sabotazhi.
“Analizat e kryera kanë gjetur shenja të materialeve shpërthyese të disa objekteve të huaja”, ka thënë prokurori Mats Ljungqvist, i cili është duke udhëhequr hetimet preliminare.
Ljungqvist ka shtuar se analizat teknike janë duke vazhduar për të arritur deri te përfundimet edhe më të besueshme sa i përket incidentit.
Autoriteti i Prokurorëve të Suedisë ka thënë se “hetimet që janë duke vazhduar, do të tregojnë nëse dikush do të konsiderohet zyrtarisht i dyshuar për krimin”.
Katër rrjedhje janë zbuluar në dy gazsjellësit, Nord Stream 1 dhe 2, në fund të muajit shtator.
Hetuesit veçse patën dyshuar se shpërthimet kanë qenë akte sabotazhi.
Këta gazsjellës, që lidhin Rusinë me Gjermaninë, kanë qenë në qendër të tensioneve gjeopolitike, pasi Rusia ka ndalur furnizimet me gaz në Evropë, vendim që Perëndimi e konsideron si hakmarrje për sanksionet që i janë vënë Rusisë, pas nisjes së luftës në Ukrainë.
Ndonëse gazsjellësit nuk kanë qenë duke punuar kur kanë ndodhur rrjedhjet, në brendi të tyre ka pasur gaz që është bartur në ujë dhe atmosferë./Euronews
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Shuhet ëndrra zvicerane, Argjentina siguron gjysmëfinalen drejt mbrojtjes së titullit botëror Kombëtarja e Zvicrës i ka dhënë fund rrugëtimit të saj në Kupën e Botës 2026, pasi... -
Zvicra barazon me Argjentinën, Ndoye mban gjallë ëndrrën helvete -
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri











