Lajme
Tetori shënon rritje të shitjeve të makinave në BE
Shitjet e makinave në BE u rritën ndjeshëm në tetor. Në Kroaci rritja ishte dukshëm më e dobët se mesatarja evropiane, treguan të enjten të dhënat nga shoqata e prodhuesve të makinave ACEA, përcjell albinfo.ch.
Në tetor, 745.855 makina të reja u regjistruan në 26 vende të BE-së, me përjashtim të Maltës, me 12.2 për qind më shumë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Në shtator, numri i tyre u rrit me 9,6 për qind dhe në gusht me 4.4 për qind, kur u thye një periudhë 13-mujore e rënies së kërkesës për makina në BE.
Megjithatë, kërkesa nuk ka arritur ende nivelin para pandemisë, pasi në tetor u regjistruan rreth 290 mijë makina të reja më pak se në të njëjtin muaj të 2019-ës, thotë ACEA.
Ndër katër tregjet kryesore evropiane, kërkesa u rrit më shumë në Gjermani dhe Itali, përkatësisht me 16.8 dhe 14.6 për qind.
Spanja gjithashtu regjistroi rritje dyshifrore, me 11.7 për qind më shumë makina të regjistruara. Në Francë, numri i tyre u rrit me vetëm 5.5 për qind.
E-Diaspora
-
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat? Kryeministri Albin Kurti, gjatë prezantimit të programit të tij qeverisës për mandatin e tretë në Kuvend,... -
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana Këshilli Federal i Zvicrës synon të ofrojë ndihmë të shpejtë për viktimat e tragjedisë së Crans-Montana-s.... -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në -
Zvicër: Ne ende i duam paratë, por nuk po i përdorim -
Trump kritikon sërish Zvicrën













