Lajme
Bernardin Jakaj nuk di për humbje, fiton titullin IBO Continental në Vjenë
Boksieri shqiptar që jeton në Vjenë, Bernardin Jakaj, ka arritur fitoren e tij të radhës në boksin profesionist, kurse këtë herë “viktimë” e tij ka qenë holandezi Nasser Bukenja, të cilin e mposhti me pikë pas 10 rundeve. Më këtë rast, Jakaj fitoi titullin IBO Continental në peshën e rëndë, shkruan albinfo.at.
Në këtë mbrëmje boksi u zhvilluan 14 ndeshje, në të cilën u paraqiten gjithsej nëntë boksierë shqiptarë. Një duel tjetër i rëndësishëm u zhvillua për titullin “Internacionale të Austrisë” mes boksierit shqiptar Dielli Vranovci dhe çekut Miroslav Serban. Pas duelit të zhvilluar, ndeshja përfundoi me pikë të barabartë, raporton albinfo.at.
Në anën tjetër, fitore prej boksierëve shqiptarë, kanë shënuar edhe; Dardan Avdylaj, Kushtrim Veseli, Adrian Berisha, Habib Vuqiterna, Driton Isenaj.
Duelet e boksit u zhvilluan në Marien Erzendorf, 25 kilometra larg Vjenës, në një sallë të mbushur plot me shikues e që kryesisht ishin shqiptarë.
Të dy boksierët pas ndeshjes falënderuan publikun për pjesëmarrje dhe përkrahjen e tyre të vazhdueshme.
Ky event është organizuar nga kompania promovuese „Simba Sports“, e cila udhëhiqet nga ish-boksieri i njohur kosovar që jeton në Austri, Shpëtim Shala.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme












