Futboll
Kombëtares së Zvicrës nuk i lejohet mbajtja e shiritit “One Love”
FIFA: Kapitenët e këtyre shteteve nuk do ta mbajnë këtë shirit
Një deklaratë e përbashkët është lëshuar nga Federatat e Futbollit të Anglisë, Uellsit, Belgjikës, Danimarkës, Gjermanisë, Holandës dhe Zvicrës, në lidhje me mbajtjen e shiritit “One Love”, përcjell albinfo.ch.
Në deklaratë thuhet se për shkak se FIFA do të vendoste sanksione, kapitenët e këtyre shteteve nuk do ta mbajnë këtë shirit.
“FIFA ka qenë shumë e qartë se do të vendosë sanksione sportive nëse kapitenët tanë mbajnë shiritat në fushën e lojës”.
“Si federata kombëtare, ne nuk mund t’i vendosim lojtarët tanë në një pozicion, ku ata mund të përballen me sanksione sportive, duke përfshirë kartonët, kështu që ne i kemi kërkuar kapitenëve që të mos përpiqen të mbajnë shiritat në lojërat e Kupës së Botës FIFA”.
“Ne ishim të përgatitur të paguanim gjoba që normalisht do të zbatoheshin për shkeljet e rregulloreve të fanellave dhe kishim një përkushtim të fortë për të mbajtur shiritin në krah. Megjithatë, ne nuk mund t’i vendosim lojtarët tanë në situatën ku ata mund të ndëshkoheshin apo edhe të detyroheshin të largoheshin nga fusha e lojës”.
“Jemi shumë të frustruar nga vendimi i FIFA-s, i cili besojmë se është i paprecedentë – ne i shkruam FIFA-s në shtator duke i informuar ata për dëshirën tonë për të mbajtur shiritin e OneLove për të mbështetur në mënyrë aktive përfshirjen në futboll dhe nuk patëm asnjë përgjigje”.
“Lojtarët dhe trajnerët tanë janë të zhgënjyer – ata janë mbështetës të fortë të përfshirjes dhe do të tregojnë mbështetje në mënyra të tjera”.
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Sa kushton të jetosh në qytetet kryesore të Zvicrës në vitin 2026? Tashmë dihet që Zvicra në përgjithësi, dhe qytetet e saj më të mëdha në veçanti, janë... -
Policia kantonale e Bernës paralajmëron: Mashtruesit telefonikë kanë marrë 188,000 franga -
Blerja e produkteve evropiane mund të ketë pasoja serioze për Zvicrën -
Tregu zviceran i elektronikës shtëpiake rifillon rritjen -
Orteku i borës bllokon rrugën drejt Lötschbergut












