Lajme
Gjashtë milionë ukrainas ende pa energji elektrike
Bëhet e ditur se ekipet ukrainase të riparimit vazhduan përpjekjet për të kthyer energjinë elektrike në miliona shtëpi më 25 nëntor pas sulmeve shkatërruese me raketa ruse këtë javë në objektet e infrastrukturës, duke përfshirë burimet e ujit dhe ngrohjes, përcjell albinfo.ch.
Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha se më shumë se 6 milionë familje mbeten në errësirë.“Që nga kjo mbrëmje, ndërprerjet e energjisë vazhdojnë në shumicën e rajoneve dhe në Kiev”, tha ai.Por ai tha se ekipet e riparimit kishin arritur të përgjysmojnë numrin e vendeve të prekura që nga 23 nëntori, një nga netët më shkatërruese të bombardimeve ruse të infrastrukturës elektrike në pushtimin nëntëmujor.
Përveç kryeqytetit, Zelenskiy tha se Odesa në Detin e Zi, Lviv në Ukrainën perëndimore, Vinnytsia dhe Dnipropetrovsk në Ukrainën qendrore janë disa nga zonat më të goditura. Kompania kombëtare e rrjetit të energjisë, Ukrenerho, tha përmes Telegramit më 25 nëntor se deri në orën 19:00. rreth 30 për qind e furnizimeve me energji elektrike të vendit ishin ende jashtë funksionit.Ukrenerho tha se po vazhdonte një “restaurim i ndarë në faza” dhe se ekipet e riparimit “po punojnë gjatë gjithë kohës”, por u bëri thirrje qytetarëve që të kursejnë energjinë.Pushtimi rus i Ukrainës nisi në muajin shkurt të këtij viti. Javëve të fundit, Ukraina ka arritur që t’i rikthejnë nën kontroll disa qytete që ishin pushtuar nga rusët.
E-Diaspora
-
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë Veprat, që përfshijnë periudha të ndryshme të karrierës së tij, mund të shihen deri më 30... -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin










