Lajme
Nis mësimi për herë të parë në shkollën shqipe në Langhirano
Festohet 28 Nëntori
Të shtunën nisi për herë të parë, shkolla shqipe në qytezën parmense, Langhirano, shkruan albinfo.ch.
Ky qytet është një ndër zonat më të rëndësishme të industrisë së ushqimit, në veçanti proshutës, mbretëreshës së kulinarisë parmixhane.
Si rrjedhojë shumë familje, kryesisht të reja, janë të punësuar dhe jo vetëm, kanë ndërmarrjet e tyre artixhanale duke u bërë keshtu burim fitimi dhe interesi, jo vetëm për familjet e tyre por edhe për ekonominë vendase.

Familje të tëra që gati të gjithë kanë shtëpitë e tyre bukur ndërtuar, plot me fëmijë dygjuhësh, dy kulturash, me dy atdhe, kanë vendosur të jetojnë këtu.
Për vite me radhë nxënës dhe familje shqiptare nga Langhirano për kilometra larg, ia kanë kushtuar ditën e dielë mësimit të gjuhës shqipe deri në Parma, duke qenë nxënës të shkëlqyer dhe burim krenarie për ne mësuesit dhe për të gjithë komunitetin.

Këto janë motivet që nxitën mësuesit e shkollës për të dërguar në këtë qytet strukturën tonë, tashmë të konsoliduar në mësimdhënie, shkollën shqipe.
Ky projekt i titulluar “Rrënjët nuk Mërgojnë” iu propozua zyrës së aksesores së kultures së qytetit të Langhiranos, zonjës Alessandra Brindani e shoqëruar nga të gjitha garancitë zyrtare dhe sigurimeve të nevojshme nga Forumi i Gruas Shqiptare në Parma @Forum Donne Indipendenti me presidente Marsida Mehdiu, të cilën e falenderojmë për të gjithë punën dhe mbështetjen pa rezerva.
Aksesorja që është njëkohësisht dhe mësuese, e përqafoi entuziaste projektin duke e quajtur shumë interesant dhe si një pasuri për qytetin duke e mbështetur deri në realizimin final.
Bashkëpunimi i mirë me Qendrën Kulturore “Emma Agnetti Bizzi” dhe Biblotekën Komunale bëri që mësimi të zhvillohet në një nga sallat më prestigjoze, më e kompletuar nga ana l logjistike dhe më e bukur që kemi patur ndonjëherë në këto 14 vite eksperiencë.
Komuniteti shqiptar në Langhirano iu përgjigj me shumë dëshirë lajmit për nisjes së mësimit dhe salla ishte mbushur plot me zërat e fëmijëve shqiptarë dhe disa nxënës italian që kanë lidhje në ndonjë mënyrë me Shqipërinë.
U regjistruan 20 nxënës dhe prindërit u treguan të gatshëm për bashkëpunim dhe shoqëruan fëmijët deri në përfundimin e takimit.
Takimin e përshëndeti mësuesi Durim Lika, presidenti themelues i kësaj nisme që nga viti 2009. Ai shprehu gëzimin dhe mirënjohjen për prindërit që ndër vite e mbajtën gjallë shkollën shqipe në Parma duke qenë aleatët më të mirë për mësuesit vullnetarë dhe i bëri thirrje shqiptarëve të mblidhen dhe të bashkëpunojnë, të krijojnë një Shqipëri të vogël kudo që janë. Tashmë i kemi të gjitha mundësitë dhe mbështetjen e përfaqësuesve lokale duke marrë shembullin e mirë e të suksesshem të komunitetit shqiptar të Parmës.
Më pas fjalën e mori mësuese Zamira Shkurti e cila u shpreh e emocionuar që tashmë shqiptarët e Langhiranos nuk do t’i duhet të udhëtojë për ti ofruar fëmijëve të tyre edukimin gjuhësor dhe atdhetar. Ajo premtoi maksimumin e seriozitetit për këtë mision të rëndësishëm e kërkoi të njënjtën edhe për prindërit.
Pas përshëndetjes se mësuese Elvirës dhe Erlindës u shpërndanë librat, abetaret dhe mësuese Zamira u foli për alfabetin, zanoret e bashkëtingëlloret, rrokjet dhe ndarja e tyre.
I gjithë takimi përfundoi me buzëqeshje, entuziazëm dhe shtërngim duarsh.
Falenderojmë zonjën Rosanna Leoni e cila në vite ka bashkëpunuar me shkollën shqipe në Parma dhe Forumin e Gruas shqiptare në Parma nëpërmjet Biblotekës së qytetit e cila dha të gjithë mbështetjen për këtë projekt.
Përgatiti
Mësuese Elvira Lashi.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar










