Shqipëria
Britania i kërkon falje Shqipërisë për deklaratat për emigrantët
Gjatë komunikimit me qytetarët në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama dha detaje dhe në lidhje me telefonatën që ai zhvilloi me homologun britanik Risi Sunak, më herët gjatë kësaj jave.
Kreu i qeverisë u shpreh se kryeministri Sunak i shprehu keqardhjen për deklaratat e pamenduara në lidhje me shqiptarët nga anëtarët e kabinetit të tij, transmeton a2, përcjell albinfo.ch.
“Kam pasur një diskutim jo të shkurtër, më ka kërkuar vetë, më ka shprehur keqardhjen për çfarë ka ndodhur për shkak të deklaratave të pamenduara në raport me shqiptarët dhe kemi diskutuar për këtë çështje dhe jo vetëm, nuk ka pasur asgjë të re, vetëm për të bashkuar forcat më shumë, lidhur se si mund të bëhet një luftë efikase nuk rrjeteve të trafikut që shfrytëzojnë nevojën e njerëzve për t’u larguar dhe lidhjet, e dimë shumë mirë që emigrimi në Britani të Madhe është shumë i lidhur me bazat e krijuara nga pjesëtarë të familjes, për të zhvilluar këtë veprimtari, e kam përsëritur, i kam thënë që për sa kohë kjo është rruga e duhur, por askush nuk ka bërë gjë, por s’e di pse s’është bërë. Unë them se kjo është rruga e duhur, të shikojmë që britanikët të jenë më aktiv dhe nuk do kujtohet vetëm kur të ketë ngjarje televizive. Shpresoj që do kemi dhe një këmbim vizitash, nuk ka ndodhur asnjëherë që një kryeministër britanik të vijë këtu”, tha Rama.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës Kundërshtari i ardhshëm i ekipit kombëtar zviceran në Kupën e Botës është praktikisht i vendosur.... -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C













