Qatar 2022
Anglia e Franca sfidohen në çerekfinalen e ‘Katar 2022’
Për herë të parë, Anglia dhe Franca do të jenë rivalë në raundin me eliminim direkt të Kupës së Botës. Dy shtetet fqinje, që ndahen vetëm nga kanali i Lë Mansh, do të përballen me njëra-tjetrën në fazën çerekfinale të “Katar 2022”, përcjell albinfo.ch.
Fitoret komode, respektivisht “Tre luanët” kundër Senegalit dhe kampionët e Botës përballë Polonisë u siguruan biletën për në raundin e radhës dy kombëtareve që në fillim të turneut janë kuotuar si favorite për t’i shkuar deri në fund kompeticionit.
Por vetëm njëra prej tyre do shkojë përtej raundit çerekfinal, me duelin e 10 dhjetorit që do jetë vendimtar për vazhdimësinë.
Anglia dhe Franca kanë luajtur me njëra-tjetrën dy herë më parë në Kupën e Botës, të dy sfidat në raundin e grupeve që u fituan nga Anglia. Kjo do jetë sfida e 32-të mes tyre në të gjithë kompeticionet, me “Tre Luanët” që kanë avantazhin edhe këtu. Anglezët kanë fituar 17 sfida, kanë barazuar në pesë dhe kanë humbur nëntë.
Takimi i fundit ballë për ballë ishte në Euro 2012, një barazim 1-1 në atë sfidë, rezultat që kërkohet të shmanget nga dy kombëtaret në këtë fazë, për t’i shpëtuar shtesave. Një sfidë ku nuk ka favorit, me Anglinë që do të kërkojë të hedhë nga froni kampionët në fuqi të Botës, ndërsa Franca kërkon vazhdimin e rrugëtimit për të mbrojtur titullin e fituar 4 vjet më parë në Rusi.
E-Diaspora
-
Pozimi i kryeparlamentarit austriak me Elvana Shalën ngjall zemërimin serb Presidenti i Parlamentit, Walter Rosenkranz pozon në parlament me aktivisten kosovare Elvana Shala e cila mban... -
Mësuesit nga Zvicra, sërish në udhëtim studimor në Gjilan, Kosovë -
Përparim Avdili: Të tjerët mbrojnë status quo-në, unë përfaqësoj ndryshimin -
Manifestimi “Kurora e Lirisë”, kujtesë që bashkon brezat në Zvicër -
Vaud
Zgjedhjet 2026 në Ecublens: Vështrime të kryqëzuara mbi të ardhmen e komunës
Jeta në Zvicër
-
Pagat minimale në Gjenevë dhe Neuchâtel mund të mbeten Pagat minimale në kantonet Gjenevë dhe Neuchâtel, të cilat u kërcënuan nga një konflikt me ligjet... -
Zvicër: Kushtetuta duhet të ndryshojë për të ndihmuar policinë -
Dallim i madh në kujdesin shëndetësor në secilën anë të kufirit -
Zvicër: Rezervimi i restoranteve pritet të bëhet me pagesë -
Mësuesit nga Zvicra, sërish në udhëtim studimor në Gjilan, Kosovë












