Lajme
Arrestohen 25 persona në Gjermani
Dyshohen për tentim grusht shteti
Policia ka arrestuar 25 persona në bastisje nëpër Gjermani, nën dyshimin se po bënin planifikim për ta rrëzuar qeverinë, raporton BBC, përcjell albinfo.ch.
Raportohet se grupi i të djathtës ekstreme dhe ish-figura ushtarake kishin planifikuar të futeshin në ndërtesë të Parlamentit, Reichstag, dhe të merrnin pushtetin.
Një gjerman 71-vjeçar, të cilit po i referohen si princi Heinrich XIII, dyshohet se ka qenë figura qendrore prapa planeve.
Arrestimet janë bërë nëpër 11 shtete gjermane, ka njoftuar prokuroria federale.
Të dyshuarit janë anëtarë të grupit ekstrem Reichsburger, që gjatë ka qenë nën vëzhgim nga policia gjermane për sulme të dhunshme dhe teori konspirative raciste. Po ashtu ata refuzojnë ta njohin Gjermaninë si shtet modern.
Afro 50 burra dhe gra dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit që kanë planifikuar ta rrëzojnë republikën dhe zëvendësojnë me një model siç ishte Gjermania e vitit 1871.
“Ne nuk e kemi ende emrin e këtij grupi”, ka thënë zëdhënësja e zyrës së Prokurorisë Federale.
Në aksionin u përfshinë rreth 3000 forca policore, ndërsa kontrolluan 137 objekte në pronësi të mbi 50 të dyshuarve.
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut Sipas paditësit, një oficer policie mashkull dhe një femër e kishin sulmuar atë pa qenë të... -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale










