Shqipëria
Shqipëri: 66.2% e qytetarëve kanë ulur konsumin dhe shpenzimet
66.2% e shqiptarëve kanë ulur konsumin dhe shpenzimet për shkak të krizës.
Për të përballuar krizën, 66.2% e shqiptarëve shpenzojnë më pak kudo. 36.4% e tyre kanë hequr dorë nga disa shpenzime, 35% e tyre blejnë më lirë dhe 30% e tyre konsumojnë më pak. Por, ka edhe nga ata të cilët kanë kërkuar ndihmën e fëmijëve për t’u përballur me krizën dhe janë 11.8%, ndërsa 7% kanë kërkuar ndihmën e të afërmëve dhe 2.6% kanë marrë borxh.
Për 99.6% të shqiptarëve rritja e çmimeve ka qenë më e dukshme tek shporta ushqimore. 66.6% e tyre mendojnë se transporti është bërë më i kushtueshëm. Ndërsa më pas lista pasohet nga alkooli dhe duhani me 33.2%, banimi me 32.1%, shëndetësia 19.2% dhe veshjet 18.8%.
Krahasuar nga muaji mars, në nëntor ka pasur një rritje 12.6% të atyre që për të përballur krizën kanë shpenzuar më pak kudo. Ndërsa nga marsi në nëntor ka pasur një zbritje me 16.9% të atyre që për të përballuar çmimet e larta kanë konsumuar më pak.
Rritja e çmimeve nuk ka prekur vetëm shtresën e ulët. Të ndarë sipas të financave, ata që kanë të ardhurave më të larta kanë zgjedhur të reduktojnë shpenzimet për të përballur krizën me 64.4%, ndërkohë që ata që kanë të ardhurat e ulëta kanë reduktuar shpenzimet vetëm 15.8%.
Nga ata që konsumojnë më pak, por kanë të ardhura të larta janë 23%, ndërsa ata me të ardhura të ulëta 36.3%. Për ata që kanë të ardhura më të ulëta zgjidhja me e mirë për të kursyer është të blejnë më lirë, mënyrë kjo e përdorur nga 45.9%, ndërsa nga ata me të ardhura të larta kjo metodë është përdorur nga 24.3% e tyre. /euronews
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë Zvicra nën vapën përvëluese, temperaturat ngjiten deri në 39°C... -
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë














