Shqipëria
Për 8 muaj në Shqipëri hynë 5.6 milionë turistë
Pandemia në mënyrë të pashmangshme, të paktën për dy vite, ka pasur ndikim thelbësor në shumë sektorë, dhe veçanërisht te ai i turizmit. Ky vit ndërkohë ka risjellë jo vetëm normalitetin, por ka kaluar edhe nivelet e para pandemisë.
Në 8 muajt e parë të vitit, në Shqipëri kanë hyrë rreth 5.6 milionë turistë të huaj, bazuar në shifrat zyrtare, që është edhe niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë, pra edhe përtej vitit 2019-të.
“Scan Intel” ndërkohë ka siguruar disa të dhëna shtesë nga Instituti i Statistikave në lidhje me origjinën e turistëve të huaj në Shqipëri këtë vit, për të kuptuar jo vetëm se nga kanë ardhur turistët, por edhe për të bërë një krahasim kronologjik me vitet e mëparshme.
Në vend të parë qëndrojnë ashtu si edhe vitet e kaluara shtetasit nga Kosova, me rreth 2.44 milionë hyrje, ose 43.2% të totalit. Në vend të dytë, me rreth 443 mijë turistë qëndron Maqedonia e Veriut, që përfaqëson 7.8% të hyrjeve. Ndjek Italia me 418 mijë turistë, ose 7.4% të totalit. Rreth 340 mijë janë kombësi të tjera, ose 6.1%. Ndjek më pas Greqia, me 306 mijë turistë të huaj, ose 5.4%, Mali i Zi me 271 mijë, ose 4.8%. Në vend të 7-të, me 3.4% të totalit, ose 194 mijë hyrje pozicionohen ato “konfidenciale”. Ndjek më tej Polonia me 136 mijë, ose 2.4%, Gjermania me 133 mijë, ose 2.4%, Anglia me 116 mijë dhe 2.1% të totalit. Siç e shohim nga këto të dhëna, një pjesë e madhe e këtyre vendeve kanë një përqëndrim të madh të emigrantëve shqiptarë, sidomos Greqia, Italia, Gjermania dhe Anglia, çka sinjalizon se një pjesë e konsiderueshme ndër këta turistë janë shqiptarë nga emigracioni. Në total, “Top 10” vendet e para të origjinës, përfaqësojnë plot 86.1% të totalit të turistëve në vend./tch
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë Zvicra nën vapën përvëluese, temperaturat ngjiten deri në 39°C... -
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë













