Qatar 2022
Sonte përcaktohet finalisti i fundit mes Francës dhe Marokut
Sonte do të mësohet finalisti i fundit i Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ku kampioni aktual do të përballet me sensacionin e këtij turneu, përcjell albinfo.ch.
Stadiumi “Al Bayt” do të jetë nikoqir i gjysmëfinales së fundit të këtij Botërori, ku Franca përballet me Kombëtaren e Marokut, raporton KosovaPress.
Në eliminatore Franca e mposhti Poloninë 3:1 kurse në çerekfinale e eliminoi Anglinë me rezultat të ngushtë 2:1.
Ndërkaq, Maroku me plot meritë mund të cilësohet sensacioni i këtij edicioni të Kupës së Botës, pasi që në eliminatore e mposhti Spanjën me penallti, kurse në çerekfinale e eliminoi Portugalinë 1:0.
Përballja e fundit mes Francës dhe Marokut daton në muajin nëntor të vitit 2007, ku asokohe ndeshja u mbyll pa fitues me rezultat të barabartë 2:2.
Për Francën sot nuk do të paraqiten Benzema e Hernandez, kurse te Maroku mungon Walid Cheddira për shkak të kartonit të kuq.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin














