Lajme
Inflacioni pritet të bjerë në 1.5 për qind në Zvicër
Ekonomia e Zvicrës ngadalësohet.
Rritja ekonomike zvicerane pritet të jetë më e ngadaltë në vitin 2023, duke pasqyruar situatën globale. Megjithatë, falë konsumit të brendshëm solid, rreziku i një recesioni është shumë i ulët, sipas Credit Suisse Monitor, përcjell albinfo.ch.
Inflacioni pritet të bjerë në 1.5 për qind (nga 3 për qind aktuale), që është brenda kufijve të asaj që Banka Kombëtare e Zvicrës e përcakton si stabilitet çmimesh.
Konsumi do të jetë motori i kësaj rritjeje, ndërkohë që perspektiva për tregun e punës mbetet e favorshme, me normën e papunësisë në 2.2 për qind.
Pagat pritet të rriten mesatarisht me 2.3 për qind, në mënyrë që “të ardhurat e familjeve të rriten më fort se çmimet”, raportojnë ekonomistët e bankës.
Megjithatë, perspektiva është më e zbehtë për sektorin industrial. “Në veçanti industria mekanike, elektrike, metalike dhe kimike mund të presin kërkesë më të ulët nga jashtë si rezultat i recesionit në zonën e euros”.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre Qytetet zvicerane gjithashtu dallohen në renditje si vende të favorshme për të marrë banesë me qira... -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss













