Lajme
A do të jetë viti 2023 më i ngrohti në histori
Viti i ardhshëm do të jetë më i ngrohtë se dhe një nga më të nxehtit në histori. Zyra Metologjike e Mbretërisë së Bashkuar parashikon se 2023-i do të jetë viti i 10-të kur temperatura globale nuk pritet të ulet në kufirin 1 gradë Celsius, përcjell albinfo.ch.
Temperaturat në vitin 2023 parashikohen të jenë midis 1.08 C dhe 1.32 C mbi mesataren paraindustriale. Por tre vjetët e fundit janë ndikuar nga një model tjetër moti, i quajtur La Niña, duke rritur ndjeshëm temperaturat për shkak se fenomoni zgjati shumë në kohë. Provat shkencore tregojnë se ndryshimi i klimës po rrit temperaturën globale.
Qeveritë në mbarë botën kanë premtuar të ulin emetimet për të mbajtur rritjen e temperaturës nën 1.5C për të shmangur efektet më të këqija të ndryshimeve klimatike. Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.1C në krahasim me periudhën para Revolucionit Industrial në 1750-1900, kur njerëzit filluan të djegin sasi të mëdha të lëndëve djegëse fosile, duke lëshuar gazra në atmosferë.
Viti më i ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve më 1850 ishte viti 2016, kur meteorologët thanë se fenomeni i motit i njohur si El Niño rriti temperaturat globale. Në vitin 2022, rekordet e temperaturës u thyen në shumë pjesë të botës, duke përfshirë në Mbretërinë e Bashkuar që regjistroi mbi 40C .
Zjarret shkatërruese goditën pjesë të Evropës dhe Australisë të lidhura me motin e nxehtë, ndërsa Pakistani dhe India regjistruan temperature deri në 50 gradë Celsius, ndërsa disa muaj më vonë përmbytje shkatërruese me mijëra viktima. Sipas ekspertëve, rritja e mëtejshme e temperaturave parashikohet të çojë në efekte shkatërruese për njerëzit dhe natyrën, duke përfshirë më shumë thatësirë, shkretëtirëzim dhe sëmundje të lidhura me nxehtësinë.
E-Diaspora
-
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë Veprat, që përfshijnë periudha të ndryshme të karrierës së tij, mund të shihen deri më 30... -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”
Jeta në Zvicër
-
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë Më pak se dhjetë udhëtarë janë të regjistruar në aplikacionin e udhëtimit të qeverisë federale... -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin -
Vala e të nxehtit detyron kufizimin e prodhimit në centralet bërthamore franceze













