Kuriozitete
BE pritet të ndryshojë rregullat edhe për bateritë e smartfonëve
Bashkimi Europian është në aktivitet të plotë – së pari do të detyrojë prodhuesit e smartphone-ve të lejojnë te pajisjet e tyre app store të palëve të treta, duke nisur nga janari 2024, pastaj do të bëjë të detyrueshme USB-C për pajisjet elektronike portable duke nisur nga fundi i 2024, ndërsa tani ka arritur një marrëveshje të përkohshme që do t’u kërkojë pajisjeve portable të kenë bateri, të cilat mund të zëvendësohen nga përdoruesi.
Marrëveshja përfshin bateritë e thuajse të gjitha përmasave – nga bateritë portable te bateritë për Starting, Ndriçimin dhe Ndezjen e automjeteve (bateritë SLI), te bateritë për mjetet e lehta të transportit, bateritë për automjetet elektrike (EV) e madje edhe bateritë industriale.
Legjislacioni, nëse miratohet, do t’u japë prodhuesve 3 vite e gjysmë kohë për të riprojektuar pajisjet portable, në mënyrë që përdoruesit të mundin më së fundi t’i heqin dhe t’i zëvendësojnë ato, transmeton monitor përcjell albinfo.ch.
Njëherë e një kohë, bateritë e zëvendësueshme ishin normë te smartphone-t por tani janë gjithnjë e më të rralla.
Telefonat e palosshëm (Foldable) mund të jenë sfidë, pasi shpesh kanë dy bateri të ndara, një për çdo “gjysmë”, për të balancuar hapësirën dhe peshën. Do të jetë e vështirë të gjesh një dizajn që t’u mundësojë akses të thjeshtë përdoruesve. Prodhuesit do të kenë 3 vite e gjysmë kohë për të gjetur një zgjidhje – gjithnjë nëse legjislacioni do të miratohet nga Parlamenti dhe Këshilli i BE-së.
Çdo bateri duhet të ketë etiketa dhe kode QR që të tregojnë informacione mbi kapacitetin, eficiencën, kohëzgjatjen, përbërjen kimike dhe një simbol me “mbledhje të ndarë”. Ndër të tjera, bateritë do të kenë një pasaportë dixhitale me informacione mbi modelin e përgjithshëm të baterisë si dhe baterinë individuale.
Marrëveshja u nxit fuqishëm nga shqetësimet mjedisore. Plani përcakton nivelet minimale të materialeve të ricikluara për bateritë: 16% për kobaltin, 85% për plumbin, 6% për litiumin dhe 6% për nikelin.
Për të nxitur procesin e riciklimit, BE do të kërkojë mbledhjen e baterive të vjetra – të paktën 45% e baterive të vjetra duhet të mblidhet (pa pagesë) brenda vitit 2023; 63% brenda vitit 2027 dhe 73% në vitin 2030 për bateritë portable.
Shifrat për bateritë LMT janë 51% brenda vitit 2028 dhe 61% brenda vitit 2031.
Në të vërtetë, të gjithë bateritë e tjera, duke përfshirë ato për makinat elektrike dhe industriale duhet të mblidhen pa asnjë kosto për konsumatorin, pavarësisht markës, origjinës dhe kushteve.
Ndër të tjera, prodhuesit që shesin pajisjet e tyre në BE duhet të zhvillojnë në politikë “due diligence” “për t’u bërë ballë rreziqeve sociale dhe mjedisore që lidhen me burimin, përpunimin dhe tregtimin e lëndëve të para dhe lëndëve të para dytësore”.
Raportuesi Achille Variati (S&D, IT) tha: “Për herë të parë, kemi legjislacion rreth ekonomisë qarkulluese që mbulon të gjithë ciklin e jetës së një produkti – kjo qasje është pozitive si për mjedisin, edhe për ekonominë.
Ne ramë dakord për masa që sjellin shumë te mira te konsumatorët: bateritë do të funksionojnë mirë, do të jenë më të sigurta dhe më të lehta për t’u hequr.
Qëllimi ynë i përgjithshëm është të ndërtojmë një industri më të fortë riciklimi në BE, veçanërisht për litiumin, dhe një sektor industrial konkurrues në tërësi, i cili është rëndësishëm në dekadat e ardhshme për tranzicionin energjetik të kontinentit tonë dhe autonominë strategjike. Këto masa mund të bëhen një pikë referimi për të gjithë tregun global të baterive.”
Të tjera nga Kuriozitete

Petrit Rama mbron doktoraturën në Gjermani me notën më të lartë “summa cum laude” në fushën e inteligjencës artificiale
- Inovatori i ri shqiptar në Zvicër: Projekti i tij për motor me hidrogjen në garën kombëtare shkencore
- Alesia, shqiptarja nga Firence që spikat në fushën e inxhinierisë biomjekësore dhe inteligjencës artificiale
- Besfort Bilalli me Lumvin fiton çmime prestigjioze në Zvicër – inovacioni që kursen energji dhe CO₂
E-Diaspora
-
St. Gallen
Në Simpoziumin e St. Gallenit, Kusari-Lila takon ministren zvicerane Karin Keller-Sutter Në Simpoziumin e St. Gallenit u zhvillua takim bilateral me ministren zvicerane të Financave, Karin Keller-Sutter,... -
Londër
Florian Vlashi magjepsi Londrën me një mbrëmje artistike -
Nju-Jork
Shoqata AALEA vlerëson oficerët shqiptaro-amerikanë për shërbimin në SHBA -
Suedi
Granit Maqedonci, arbitri profesionist me origjinë nga Kosova në elitën e futbollit suedez -
Fron Shala certifikohet nga HarvardX në shkencat e astronomisë
Jeta në Zvicër
-
St. Gallen
Në Simpoziumin e St. Gallenit, Kusari-Lila takon ministren zvicerane Karin Keller-Sutter Në Simpoziumin e St. Gallenit u zhvillua takim bilateral me ministren zvicerane të Financave, Karin Keller-Sutter,... -
Zvicër
Zvicra ndër shtetet më të mira në botë për shtigjet malore në vitin 2026 -
Nestlé do të mbajë prodhimin e kapsulave Nespresso në Zvicër pavarësisht tarifave amerikane -
Qeveria federale zvicerane kërkon dënime më të rënda për vjedhjen e biçikletave -
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër në momentin kritik












