Shqipëria
Vendet e preferuara të shqiptarëve për të pritur Vitin e Ri
Udhëtimet jashtë vendit për të festuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri janë kthyer gati në një traditë për shqiptarët. Për këtë fundvit, ka gati 30% më tepër prenotime krahasuar kjo edhe me vitin 2019, kur ende nuk kishin nisur kufizimet e pandemisë së COVID-19.
“Nuk janë më pengesat për pandeminë, janë hequr kudo kështu që mundësia për të lëvizur ka qenë e hapur. Mund të jetë 20-30% më shumë se sa viti i fundit para pandemisë pra një lëvizje më e shtuar”, shprehet Besnik Vathi, operator turistik.
Prenotimet ashtu si dhe në numër kanë qenë të shumta edhe në destincione që përfshijn jo vetëm ato europiane, por dhe vendet e rajonit, kjo edhe prej cmimeve më të lira që këto vende kanë përmes paketa që ofrojnë.
“Që nga Dubai, Stambolli, Parisi, Budapesti, Viena, Amsterdami, Barcelonë, Madrid, Romë, Firenze. Po kështu edhe brenda rajonit. Me festimet e natës së Vitit të Ri janë 3-4 destinacione në Selanik, Ulqin dhe në Malin e Zi në Budva”, thotë Vathi.
Një tjetër faktor që ka ndikuar në rritjen e udhëtimeve për këtë vit është edhe shtimit i linjave direkte me vendet e Europës./ Top Channel
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ndërron jetë kardinali zviceran Emil Paul Tscherrig Kardinali nga Valais vdiq në moshën 79-vjeçare; vetëm pak ditë më parë kishte marrë pjesë në... -
Zvicra mbetet destinacioni më i preferuar për gjermanët që jetojnë jashtë vendit -
Policia e Cyrihut nuk publikon gjithmonë kombësinë e të dyshuarve -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Zvicër
100 kuriozitete për Zvicrën, një nga vendet më të zhvilluara dhe më të veçanta në botë












