Lajme
Gjermania në përballje me mungesa të ilaçeve, mjekëve dhe infermierëve
Berlin, thirrje për ndihmë e një infermiereje, 14 dhjetor: “Thjesht, nuk kemi personel. Në dekadat sa unë punoj, nuk e kam përjetuar kurrë më parë një paqëndrueshmëri të tillë në punë të infermierëve dhe mjekëve. Kush ka mbetur nga ne, duhet të aktivizojë forcat e fundit që të funksionojë në njëfarë mënyre trajtimi mjekësor.”
Për shkak të mungesës së personelit nuk mund të vihen në përdorim rreth 40% e shtretërve të trajtimit intensiv të fëmijëve në klinika. Fëmijët e sëmurë në Berlin pjesërisht duhet të zhvendoseshin në Rostock, 200 km larg.
Berlin, E-maili i fortë i gjeneralmajorit Ruprecht von Butler për inspektorin e ushtrisë pas një trajnimi ushtarak, i publikuar në “Spiegel” më 17 dhjetor. Nga 18 tanke gjermane të teknologjisë së lartë Puma asnjë prej tyre nuk është më i aftë për përdorim pas trajnimit. Para 20 vjetësh Bundeswehri kishte porositur 350 tanke Puma të teknologjisë së lartë, 17 milionë euro për një tank. Deri tani ky tank nuk është i aftë për përdorim. Nuk është vetëm tanku Puma, problemi i vetëm. Ushtria gjermane ka shumë probleme të tjera.
Diku në Gjermani, 17. dhjetor: Një fëmijë ka temperaturë, bajamet e skuqura, në klinikë nëna mëson diagnozën e streptokokëve dhe i jepet receta për penicilin. Asnjë nga farmacitë ku telefonon kjo nënë nuk e ka penicilinën rezervë. Gjendja e fëmijës keqësohet. Nëna e dëshpëruar merr recetë për një antibiotik zëvendësues, por as ky nuk gjendet menjëherë në farmaci. Në fund ajo e merr ilaçin nga një nënë e panjohur përmes një grupi whatsapp. Ajo kishte një pako të pahapur.
Dhoma të ftohta, mjekë të sëmurë, digjitalizim i ngadaltë
Bergisch Gladbach, e diel, 18. dhjetor. Në një shkollë të qytetit pëson defekt sistemi qendror i ngrohjes. Në të gjitha klasat temepratura shënon 10 gradë. Për ditë me radhë nuk zhvillohet mësimi, vetëm disa provime në disa klasa që ngrohen me radiatorë.
Mesazh në Twitter i punonjëses së një klinike gjermane, 20 dhjetor: “Sot tre mjekë të sëmurë, plus katër mjekë asistentë, përfshirë terapinë kundër dhimbjes. […] Në pavionin e trajtimit intensiv ka shumë të sëmurë, nesër takim krize për shkak të ditëve të festave. Më ka ardhur në majë të hundës. Nuk vazhdohet më kështu.” Gerald Gaß, kreu i Shoqatës së Spitaleve Gjermane paralajmëron: “Ne aktualisht kemi një mungesë personeli për shkak të sëmundjeve nga 9-10%, që do të thotë, se çdo i dhjeti punonjës është i sëmurë”.
E enjte, 22.dhjetor: Gerd Landsberg nga Shoqata e Qyteteve dhe Komunave Gjermane mbi një ligj që duhet të mundësojë aplikimin online të patentës deri në fund të vitit 2022, por komunat nuk ia dolën dot. “Ne jemi pra një vend shumë burokratik, me një strukturë të komplikuar. Kemi probleme pajisjesh dhe personeli.” Në mes 35 vendeve europiane, Gjermania zë vendin e 21 për shkallën e digjitalizimit.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












