Shqipëria
Shqipëria me ‘sy’ nga thëngjilli për shkak të krizës energjetike
Kriza e energjisë ka bërë që vendet të heqin dorë në disa raste nga politikat dhe objektivat e tyre të energjisë së pastër dhe uljes së ndotjes duke mbyllur njërin sy për shkak të kohëve jo të zakonshme që po kalojmë.
Shqipëria e cila gjithashtu është prekur nga kjo krizë në mënyrë të dukshme po kërkon format e saj të diversifikimit që nisin nga nxitja e energjisë diellore dhe të erës tek investimet në sektorin e gazit. Së fundmi listës duket se i është shtuar edhe një tjetër element që lidhet me zhvillimin e industrisë së qymyrit.
Prodhimi i qymyrit për vendin nisi në vitin 1978 deri në 1994 ku 3.5 milionë tonë u prodhuan në minierën e Valiasit, shkruan monitor përcjell albinfo.ch.
Në një prezantim pranë Komisionit Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara, përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore kanë vënë theksin se rezervat e qymyrit në vend mbeten të larta dhe se kriza e energjisë mund të japë një nxitje për zhvillimin.
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare











