Lajme
Lufta në Ukrainë shton eksportin e armëve gjermane
Qeveria gjermane ka miratuar eksportet e armëve me vlerë të paktën 8,35 miliardë euro (8,9 miliardë dollarë) këtë vit, shifra e dytë më e lartë vjetore në historinë e vendit.
Më shumë se një e katërta e armëve dhe pajisjeve ushtarake të dorëzuara nga 1 janari deri më 22 dhjetor shkuan për të ndihmuar Ukrainën të zmbrapsë pushtimin rus.
Të dhënat vijnë nga Ministria e Ekonomisë me kërkesë të Sevim Dagdelen, një ligjvënës nga partia e ekstremit të majtë ”Die Linke”, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
Koalicioni qeverisës trepalësh që mori pushtetin në vitin 2021 kishte premtuar të shkurtonte eksportet e armëve. Por lufta në Ukrainë e ndryshoi angazhimin, pasi aleatët perëndimorë të Kievit dërguan mbështetje ushtarake pas sulmit të Rusisë në shkurt.
Në një shkëputje me parimet dekada të vjetra, kancelari i qendrës së majtë, Olaf Scholz, ka shpallur fundin e ndalimit të dërgimit të armëve në zonat e luftës.
Që atëherë, dërgesat në Ukrainë me vlerë 2,24 miliardë euro janë miratuar, duke përfshirë tanke kundërajrore, obus vetëlëvizës, raketahedhës të shumëfishtë dhe sistemin e mbrojtjes ajrore IRIS-T.
Por, edhe pa Ukrainën, eksportet me vlerë më shumë se gjashtë miliardë euro kanë marrë miratimin e qeverisë.
Për krahasim, në 16 vjetët e qeverisë së qendrës së djathtë të Angela Merkelit, shifra prej 6 miliardë eurosh u tejkalua vetëm pesë herë.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave













