Muzikë
Ermonela Jaho këshillon të rinjtë: Suksesi nuk matet me ‘like’, por me punë
Sopranoja me famë botërore, Ermonela Jaho, ka dhënë një mesazh për të gjithë të rinjtë dhe të rejat, për ëndrrat e tyre, të cilëve u thotë se bëhen realitet vetën kur i ndjek ato, kur punon shumë për të arritur ambiciet e tua.
Krahas botës së digjitalizimit, ku pjesa më e madhe e të rinjve shohin rrjetet sociale si një mjet për t’u promovuar, Jaho u thotë të rinjve se duhet të bëjnë punë cilësore, sidomos nëse bëhet fjaë për art. Suksesi, thotë sopranoja, nuk matet me like, por me punë, përcjell albinfo.ch.
“Ëndrrat realizohen. Ka një punë të madhe, një punë të jashtëzakonshme, sepse pa punë, edhe ëndrra më e bukur nuk mund të arrihet. Sepse jetojmë në epokën e digjitalizimit dhe ndonjëherë krijojmë një imazh falso. Duket sikur suksesi arrihet me një fotografi të bukur, me filtra. Ti do bëhesh një këngëtare e madhe, sepse ke bërë këtë photoshooting. Edhe ajo duhet se njeriu prezantohet, por ti duhet të arrish të bësh diçka cilësore, sepse gjërat e mira marrin kohë. Ndaj, duket sikur suksesi arrihet shpejt, sepse ke sa më shumë ‘likes’. Në disa momente edhe mundet, por jo në art. Aty je një gladiator i skenës, sepse shpirti yt human, ndjenjat e tua, përgatitjet tuaja përballen me publikun, ndaj duhet të jesh i zoti të realizosh diçka në skenë. Jo ajo fotografia”, u shpreh Jaho në një intervistë për ‘Dritare TV’.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











