Lajme
Kanë detyruar fëmijët të hanë jashtëqitjen e tyre: 16.5 vjet burg kosovarit dhe 10.5 vjet gruas së tij
Gjykata e Lartë e Cyrihut ka konfirmuar respektivisht ulur dënimet me burg ndaj të dyve, të shqiptuara më heret nga Gjykata e Qarkut e Cyrihut
Një çift nga kantoni i Cyrihut ka torturuar për vite me radhë dy nga shtatë fëmijët e tyre, transmeton albinfo.ch. Ndër të tjera, babai kosovar dhe nëna zvicerane i kanë mbyllur ata në dhomën e fëmijëve dhe në bodrumin e ftohtë.
Sipas vendimit më të ri, nëna duhet të mbahet në burg për 10.5 vjet ndërsa gjykata e Qarkut e kishte dënuar me 12 vjet burg. Dënimi me burg i babait është ende 16.5 vjet, pra i njëjtë me atë të shqiptuar nga Gjykata e Qarkut, bëhet e ditur nga agjencia e lajmeve Keystone-SDA.
Kryetari i trupit gjykues Sebastian Aeppli ka folur për një “regjim terrorist”.
Nga ana tjetër, çifti kishte apeluar vendimin e dhënë nga gjykata e qarkut. Prandaj, seanca e apelit para Gjykatës së Lartë të Cyrihut u zhvillua nëntorin e kaluar. Në seancë prokurori kishte kërkuar burgim shumë të lartë prej 19.5 për burrin dhe 15 vitesh për gruan.
Për vite me radhë, sipas aktakuzës, fëmijët ushqeheshin shumë dobët kështu që ata ishin nënpeshë. Atyre u duhej të vidhnin ushqim nga fëmijët e tjerë në shkollë ose të hulumtonin tinëzisht për ushqim në shtëpi, përcjell albinfo.ch. Në moshën nën nëntë vjeçare, djali peshonte vetëm 18.5 kilogramë, vajza një vjet më e vjetër më pak se 22 kilogramë.
Prindërit nuk i kushtonin vëmendje as higjenës personale dhe as shëndetit të fëmijëve. Fëmijët kishin këpucë shumë të vogla, kështu që u shkaktoheshin kallo në këmbë. Atyre gjithashtu nuk u lejohej të merrnin pjesë në eksursione shkollore dhe kampe klase, si dhe u ndalohej të kontaktonin shokët e klasës. Shkurt, ata ishin thuajse të izoluar nga bota e jashtme.
Sipas aktakuzës, nëna u ka kërkuar fëmijëve të hanë të vjellat e tyre. Ajo kishte shtyrë kokën e vajzës drejt të vjellave të saj, transmeton albinfo.ch. Djalin madje e kishte detyruar të hante jashtëqitjen e tij. Në një rast, fëmijët ishin detyruar të vinin pelenat e tyre të lagura me urinë në kokë dhe të qëndronin ashtu të heshtur, nga mëngjesi deri natën, përcjell albinfo.ch. Babai i kishte shtyrë njëherë vajzës kokën në tualet dhe e kishte lëshuar ujin.
Shuplakat dhe goditjet me shkop bambusi ishin të rregullta. Aq sa edhe mësuesit në shkollë kishin vënë re njolla, shenja goditjesh te fëmijët. Sipas aktakuzës, babai ka goditur fëmijët dhe i ka tërhequr për flokësh pothuajse çdo ditë.
Vuajtjet kanë përfunduar kur djali dhe vajza u vendosën në sektorin e urgjencës të shtëpisë së fëmijëve në fund të vitit 2010 për shkak të abuzimit psikologjik dhe fizik. Fëmijët ishin traumatizuar rëndë dhe kështu, kishin shenja të zhvillimit të vonuar, përcjell albinfo.ch. Ata kanë marrë terapi javore me vite, por gjithashtu duhet të mbështeten nga sigurimi për personat me aftësi të kufizuar, në moshën e rritur.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud














