Kosova
Pa deklarim për mediat pas pritjes së Chollet nga Osmani dhe Kurti
Mediat nuk janë lejuar të xhirojnë dhe as të marrin pjesë në takimin që kryeministri Albin Kurti, ka pasur sot me këshilltarin Derek Cholle
Presidentja Osmani në takim me zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, Derek Chollet, ka theksuar se marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi, e cila duhet ta ketë në qendër njohjen e ndërsjellë, ka për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve, dhe arritjen e paqes së qëndrueshme dhe afatgjate në rajon.
“Kosova është e gatshme të vazhdojë, me përkushtim të plotë, të jetë palë konstruktive, e koordinuar me SHBA-të, duke bërë propozime që kontribuojnë në arritjen e një marrëveshjeje të tillë”, është shprehur Osmani gjatë takimit me Chollet, i cili ishte i shoqëruar nga ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit Gabriel Escobar, zëvendës ndihmës sekretari i Mbrojtjes Spencer Boyer, si dhe përfaqësues të tjerë të Departamentit të Shtetit dhe ambasadës amerikane.
Në njoftimin nga Presidenca pas këtij takimi, thuhet se presidentja Osmani dhe Chollet kanë konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera si dhe janë angazhuar për fuqizimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
“Presidentja Osmani ka falënderuar z. Chollet për angazhimin proaktiv të Shteteve të Bashkuara në procesin e dialogut, duke theksuar se angazhimi i shtuar amerikan në këtë drejtim është vendimtar për të siguruar rezultat të suksesshëm në dobi të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Presidencës.
Sipas njoftimit në këtë takim u bisedua për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, teksa u potencua aleanca dhe afërsia e theksuar e Serbisë me Rusinë dhe rreziqet që paraqet ky raport jo vetëm për Kosovën, por edhe për aleancën euroatlantike.
Presidentja theksoi se me mbështetjen e Rusisë, Serbia vazhdon të jetë forcë destabilizuese dhe kërcënim për paqe të qëndrueshme në rajon.
Ajo ka konfirmuar partneritetin historik dhe të pathyeshëm në mes të SHBA-ve dhe Kosovës, ndaj pikërisht sipas saj kjo është një bazë e fortë për rritjen e bashkëpunimit në fushën ushtarake dhe atë ekonomike. Bazuar në nismën e saj për Dialog Strategjik ndërshtetëror me SHBA-të, të iniciuar formalisht nga presidentja Osmani para gjashtë muajsh, u shpreh gatishmëri për përshpejtimin e këtij procesi në përfitim të qytetarëve të të dy shteteve, thuhet tutje në komunikatë.
Pas takimit me presidenten, Vjosa Osmani, Chollet ka takuar ehde kryeministrin, Albin Kurti.
Mediat nuk janë lejuar të xhirojnë dhe as të marrin pjesë në takimin që kryeministri Albin Kurti, ka pasur sot me këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Megjithatë, disa orë më vonë pas këtij takimi, Zyra e Kryeministrit ka shpërndarë disa pamje nga pritja dhe bisedat që Kurti pati me Chollet, transmeton albinfo.ch.
Përvec këtyre pamjeve, nuk janë dhënë më shumë detaje për përmbajtjen e këtij takimi, shkruan rtklive.com.
Chollet para ardhjes në Ballkan, ka folur për pritshmëritë gjatë vizitës që do të bëjë në Kosovë, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut.
Në njoftimin e DASH-it është thënë se Chollet në Kosovë vjen për të diskutuar për përpjekjet e SHBA-së për ta ndihmuar Kosovën drejt avancimit euroatlantik.
Ndërsa sërish është cekur rëndësia e një marrëveshje në dialogun Kosovë-Serbi, e cila në qendër do ta kishte njohjen e ndërsjellë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës Podiumi i parë i Botërorit për 22-vjeçarin Alban Elezi Cannaferina... -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Greqi
Denik Prizreni përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkulturor 2026 në Athinë
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Debati mbi menutë vegane për nxënësit e shkollave Parlamenti i qytetit të Cyrihut po shqyrton mundësinë e ofrimit të ushqimeve vegane për nxënësit e... -
Katër shtetas zviceranë mbështetës të ISIS-it në kampe në Siri -
Këshilli Federal dëshiron mbrojtje më të mirë për komunitetin LGBTQIA+ -
Gjeneva paralajmëron për rritjen e pasigurisë -
Vonesa në pagesën e përfitimeve të papunësisë në Zvicër













