Bota
Rajonet e Gjermanisë Lindore, me probleme pas ndalimit të naftës nga Rusia
Pasojat e shkurtimeve të prodhimit janë tashmë të dukshme
Kryeqyteti i Gjermanisë, Berlini, dhe rajonet lindore të vendit po përballen me mungesë të benzinës dhe çmime të larta të saj, pasi nafta ruse nuk vjen në Evropë që nga 1 janari.
“Rafineria PCK në Schwedt, në landin lindor të Brandenburgut, që më parë furnizohej ekskluzivisht me naftë ruse, po funksionon me kapacitet prej vetëm rreth 50 për qind për shkak të rënies së furnizimit”, thuhet në faqen e internetit “Business Insider”.
Pasojat e shkurtimeve të prodhimit janë tashmë të dukshme, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Kjo tashmë është reflektuar në marzhet e çmimit mesatar kombëtar të benzinës.
Shërbimi i informimit të çmimeve “Argus Media” raportoi se tashmë ka mungesë prodhimi të benzinës në rajon.
“Business Insider” raportoi se në kompaninë e naftës që operon, PCK, shumë punëtorë aktualisht janë në punë me orar të shkurtuar.
“Furnizimet e mëdha alternative të naftës nga Polonia dhe Kazakistani, siç është njoftuar nga qeveria gjermane, nuk kanë arritur ende”, sipas “Business Insider”.
Marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Rusisë janë të tensionuara për shkak të luftës në Ukrainë.
Berlini akuzon Moskën për krime lufte, ndërsa ka pezulluar bashkëpunimin dypalësh dhe ka vendosur sanksione të ashpra ekonomike.
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard














