Lajme
Arbër Bullakaj, një hap më afër postit të deputetit në Zvicër
Barbara Gysi këtë pranverë pritet të kandidojë për Domën e Kantoneve në Parlament. Në rast se fiton, Arbër Bullakaj do të ngjitet në Dhomën Nacionale
Viti 2023 është “vit zgjedhor” në Zvicër. Në vjeshtën e sivjetme mbahen zjedhjet për dy dhomat e Parlamentit të Zvicrës: Dhomën Nacionale dhe atë të Kantoneve (senatin), shkruan albinfo.ch.
Në mënyra të ndryshme, partitë kanë nisur lëvizjet e para për të qenë të gatshme për zgjedhjet. Partia Socialdemokrate në St. Gallen, duket se ka bërë një hap para të tjerave.
Të premten në mbrëmje, PS e këtij kantoni ka konfirmuar një listë kryesore dhe një listë të rinjsh për zgjedhjet e Parlamentit Nacional në vjeshtë 2023.
24 kandidatë janë të ndarë në dy lista. Lista kryesore përbëhet nga politikanë të njohur, duke përfshirë dy deputetet e mëparshme Claudia Friedl dhe Barbara Gysi, shkruan tagblatt.ch. Ndërsa ish-asamblisti i qytetit të Wilit, Arbër Bullakaj, i cili në zgjedhjet e vitit 2019 kishte “zbarkuar” menjëherë pas Gysit dhe Friedl-it në vendin e parë zëvendësues për deputet do të konkurrojë gjithashtu – për herë të tretë në karrierën e tij politike.
Skenari i dëshiruar: Gysi në Dhomën e Kantoneve, Bullakaj në Dhomën Nacionale
PS është partia e parë në kanton e cila nis fushatën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2023. Mattea Meyer, bashkë-kryetare e PS-së në nivel të Zvicër, mori pjesë në St.Gallen në konferencën ku u bë nominimi i kandidatëve
Kandidatët janë përcaktuar, por partia kërkon të përcaktojë pozicionet e listave më vonë.
Edhe pse në listë është edhe emri i Barbara Gysit, skenari i dëshiruar i PS të St.Gallenit është pak më ndryshe, shkruan gazeta në tutje. Gysi këtë pranverë supozohet se do të ngrihet kundër kandidatëve për Domën e Kantoneve në Parlament nga SVP, FDP dhe të Gjelbërit, përcjell albinfo.ch. Në rast se ajo fiton, Arbër Bullakaj do të ngjitet në Dhomën Nacionale në vend të saj.
Lidhur me këtë, Arbër Bullakaj në një postim të tij në fb shkruan: Gëzohem të jem pjesë e kësaj liste të mrekullueshme dhe të mbaj anën e njerëzve që nuk kanë lindur me privilegje…”.
E-Diaspora
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë -
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë -
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë
Jeta në Zvicër
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person














