Lajme
Dritan Abazoviq: Nuk e di çfarë po ndodh në Mal të Zi
Mali i Zi është në krizën më të thellë institucionale që kam parë ndonjëherë, tha ditë më parë për Zërin e Amerikës, zv.ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, përcjell albinfo.ch.
Por, ndryshe mendon Kryeministri në mandatin teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili kërkoi shpjegim më të hollësishëm se çfarë nuk po funksionon në shtetin, të cilin ai (teknikisht) e drejton.
“Nuk e di çfarë po ndodh në Mal të Zi, dhe dua që dikush të më tregojë se cila pjesë e sistemit në Mal të Zi nuk po funksionuaka”, ka thënë ai, siç e citoi Danas.
I pyetur rreth deklaratës së ministres së Jashtme sllovene se Mali i Zi është bërë kancer i integrimit të hershëm evropian, Abazoviq beson që deklarata e saj është “shumë e fortë”.
“Ju e dini, njerëzit po provojnë të pozicionojnë veten politikisht. Nuk ka asgjë jolegjitime”, tha ai në televizionin “A plus”.
Çfarë tha Escobar për krizën në Mal të Zi?
“Mali i Zi është në një kolaps institucional që vështirë se e kam parë ndonjëherë në një shtet tjetër”, tha i Dërguar i Posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Escobar tha se Mali i Zi është në një krizë të thellë institucionale dhe se ShBA-ja ka paralajmëruar “për shumë pasoja” nëse Mali i Zi nuk i zgjedh krizat që po ngjajnë qe shumë muaj.
“Mali i Zi është në një krizë shumë të thellë. Është afër një kolapsi institucional që nuk e kam parë pothuajse në asnjë vend. Nuk ka qeveri. Dy qeveri kanë rënë dhe nuk ka pasur përparim në formimin e një tjetër. Ato nuk kanë kuorum në Gjykatën Kushtetuese që mund të konfirmojë zgjedhjet e reja”, tha Escobar në një intervistë për Zërin e Amerikës, gjatë vizitës së tij në Beograd.
Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit përkujtoi se mandati i presidentit Milo Gjukanoviq skadon në pranverë. Kryetarja e Parlamentit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq, ka shpallur së fundmi zgjedhjet presidenciale të 19 marsit.
“Mund të ndodhë që të mos kenë presidentin që t’i besojë mandatin, të mos kenë qeverinë për të ecur përpara dhe Gjykata Kushtetuese të miratojë të gjitha vendimet dhe të konfirmojë rezultatet e zgjedhjeve”, theksoi Eskobar.
Zyrtari amerikan ritheksoi se detyra kryesore është plotësimi i menjëhershëm i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, “dhe më pas të shkohet në zgjedhje”.
“Ata duhet të fillojnë me Gjykatën Kushtetuese. Dhe përtej kësaj, ne besojmë, dhe sondazhet tregojnë se shumica dërrmuese e qytetarëve duan zgjedhje të reja. Dhe këtu duhet të fillojnë.”
Escobar, duke iu referuar opinionit të Komisionit të Venecias, tha se çdo ide se “Kushtetuta ndryshohet me shumicë të thjeshtë” është shumë e rrezikshme.
“Ne kemi thënë tashmë se nuk jemi të sigurt se do të ishte një qeveri e vlefshme me Kushtetutë. Nuk jemi të sigurt se mund të mbështetemi në vendimet e një qeverie të tillë. Ne i inkurajuam ata të mos e bëjnë këtë,” përfundoi Escobar.
Në fund të dhjetorit shumica parlamentare e shpalli liderin e DEMOS-it, Miodrag Lekiq, mandatar për përbërjen e Qeverisë së re të Malit të Zi, bazuar në ndryshimet kontestuese të Ligjit për Presidentin, të miratuar më parë nga Kuvendi, pavarësisht opinionit negativ të Komisionit të Venecias.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh Nga viti 2027, përfitimet përtej limitit ditor nuk do të rimbursohen - Mbi 30,000 nënshkrime u... -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti? -
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji -
Gjeneva diskuton vendosjen e pagesës për hyrje në plazhet publike











